E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria: Emigrantët ikën pa përfituar nga amnistia

Konfindustria: Emigrantët ikën pa përfituar nga amnistia

Konfindustria shqiptare shpreh shqetësimin e saj për përfshirjen relativisht të ulët të bizneseve dhe sidomos individëve në procesin e faljes fiskale, kur tashmë po mbyllet muaji i tretë i hyrjes në fuqi. Ndërkohë, njohuritë e emigrantëve shqiptare të kthyer në atdhe me rastin e pushimeve të verës, për procesin dhe procedurat e faljes fiskale mungojnë pothuaj krejtësisht. Alb Konfindustra vlerëson se thithja e burimeve financiare nga jashtë nëpërmjet edhe procesit të faljes fiskale, është jashtëzakonisht e rëndësishme sidomos në kushtet kur ekonomia kombëtare po jep shenja të qarta të uljes së rendimentit fiskal të shprehur së fundmi në shkurtimin e ndjeshëm prej pothuaj 200 milionë të shpenzimeve qeveritare për vitin financiar 2011 dhe uljen e të ardhurave nga TVSH për 6-mujorin e parë të vitit 2011 në krahasim absolut me vitin paraardhës 2010. Alb Konfindustria vlerëson se në rast të mosmarrjes së masave të jashtëzakonshme të kryerjes së marketingut profesional nga institucionet përgjegjëse publike në një kohë sa më të shpejtë, mund të dështojë shtylla kryesore e përfitimit të ekonomisë kombëtare nga falja fiskale, që është hyrja në sistem e të ardhurave personale të qytetarëve shqiptare me banim jashtë vendit. Në këtë rast rrezikohet të dështojë i gjithë procesi i faljes fiskale. Alb Konfindustria ka parashikuar se do të ishin pikërisht të ardhurat personale të emigrantëve shqiptare si burimi kryesor i përfitimit të ekonomisë kombëtare nga procesi i faljes fiskale. Gjendja mjaft e rëndë ekonomike e vendeve fqinj, si p.sh. Greqia, është një tjetër mundësi e mirë psikologjike për tërheqjen e të ardhurave personale të emigrantëve shqiptarë dhe futjen e tyre në sistemin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›