Kastrati: Problemet e Tomorit? Ne bazohemi te forca e Laçit
Nga Altin PREÇI
Kurbinasit do të udhëtojnë drejt Beratit në javën e pestë të kampionatit. Vjen kjo transfertë pas një fitoreje të shumëfishtë, si në planin rezultativ, edhe atë moral e psikologjik me kampionët e Skënderbeut, çka ngërthen edhe pritshmëri pozitive për Laçin. Bardhezinjtë kanë treguar rritje dhe konsolidim në lojën e tyre, ndërsa tani synojnë edhe ngjitje në klasifikim. Sipas mesfushorit Saimir Kastrati, tashmë i rikthyer në formë më të mirë të tij, pas një dëmtimi që ka zgjatur jo pak, Laçi do të japë maksimumin në këtë takim. Sigurisht, ne nuk e nënvlerësojmë aspak Tomorin, se është debutues në superligë apo se ka pasur probleme në këtë fillimkampionati, por do ta bazojmë suksesin në forcat tona. Fakti që ndeshja do të luhet në fushë asnjanëse, ngaqë stadium i Beratit nuk është akoma gati, nuk na bën të ndihemi favoritë në letër. Eshtë fusha e lojës, ajo që iv ë pikat mbi i në një ndeshje futbolli. Laçi i beson vetëm këtij ligji, kështu që tri pikët e radhës duhen kërkuar në stërvitjen e javës së ardhshme dhe në 90 minutat e lojës ndaj Tomorit. Skuadra beratase ka në gjirin e vet jo pak lojtarë cilësorë, disa prej të cilëve kanë qenë pjesë e Laçit në kohën kur kemi arritur suksesin historik të luajtjes për herë të parë në Kupat e Europës. Mjafton ky fakt, pa llogaritur traditën që ka në futbollin shqiptar Tomori, për të kuptuar se sdo ta kemi të lehtë. Megjithatë, trajneri Dede ka injektuar mentalitetin e fituesit tek ne, kështu që do të luajmë në sulm, pa u rezervuar në llogari barazimesh. Që në fillim duhet ti imponojmë kundështarit lojën tonë, ta ndëshkojmë sa më shpejt atë, sepse kështu e vëmë suksesin me kohë në rrugën e duhur. Personalisht kam një parandjenjë që me Tomorrin do tia dalim mbanë, do të marrim trepikëshin e radhës.