Kastriot Islami: “Përplasjet e qeverisë me ndërkombëtarët, pasoja frenuese për integrimin e vendit”
Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti socialist komenton konfrontimet e qeverisë “Berisha” me partnerët ndërkombëtarë. Islami: “SHBA-të, KE-ja dhe OSBE-ja, më të shqetësuara për atë çka po ndodh në Shqipëri, sesa në periudhën 1995-1997”
Shaban Sulçe
Ish-ministri i Jashtëm, deputeti i Partisë Socialiste, Kastriot Islami, paralajmëron pasoja frenuese në proceset integruese të vendit në rast se qeveria “Berisha“ do të vijojë konfrontimet me partnerët ndërkombëtarë, duke mos marrë parasysh shqetësimet dhe rekomandimet e shprehura prej tyre. Sipas Islamit, këto shqetësime të qeverisë amerikane, të KE-së, OSBE-së etj., të cilat arritën kulmin pas miratimit nga maxhoranca të ligjit për pastërtinë e figurave, janë edhe më të mëdha se në periudhën 1995-1997, kohë në të cilin Berisha ishte president i vendit.
Zoti Islami, si do t’i cilësonit shqetësimet e shprehura nga faktori ndërkombëtar, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një sërë ligjesh të miratuara nga maxhoranca, shqetësime të cilat u fokusuan së fundi me miratimin e ligjit për pastërtinë e figurave?
Shqetësimet e faktorit ndërkombëtar kanë qenë gjithnjë e më prezente gjatë kohëve të fundit për çështje që lidhen kryesisht me korrupsionin, krimin e organizuar, trafiqet dhe pastrimin e parave. Por edhe për ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë dhe mungesën e klimës miqësore ndaj biznesit. Në rastin e fundit të lidhur me miratimin e ligjit për lustrimin, ky shqetësim është artikuluar në trajtë maksimale. Dhe ndryshe nga çfarë tenton ta paraqesë kryeministri, janë përfshirë në këtë “furtunë kritikash” edhe SHBA-të edhe KE-ja, edhe OSBE-ja, edhe vende të veçanta e të rëndësishme të BE-së. Pra pothuajse të gjithë. Të njëjtin shqetësim kanë bashkëndarë edhe BE-ja së bashku ne Komisionin Europian, ndonëse nuk e kanë artikuluar qëndrimin e tyre publikisht. Shqetësimet e faktorit ndërkombëtar janë tërësisht të drejta, sepse ato janë në mbrojtje të parimeve dhe orientimeve të dhëna nga Këshilli i Europës, organizmi që trajton specifikisht çështjen e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Janë të shqetësuara për shkak të ndërhyrjes politike dhe cenimit të pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Janë të shqetësuar se kërkohet të bëhet presion mbi sistemin e drejtësisë, për të mos lejuar që Drejtësia të hetojë dhe gjykojë korrupsionin e zyrtarëve më të lartë të shtetit. Janë edhe më të shqetësuar se në vitet 1995-1997, sepse Shqipëria është fare pranë anëtarësimit në NATO dhe përmbylljes së Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Janë të shqetësuar se të gjitha këto veprime dëmtojnë klimën në favor të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Janë të shqetësuara nga kjo qeverisje autoritare që kundërshton vendet që cilësohen partnere strategjike dhe për më tepër u jep leksione SHBA-ve për mos njohje të thelluar të komunizmit. Ligji në fjalë është rikthim në vitin 1995 dhe sjellja ndaj shqetësimeve të faktorit ndërkombëtar është po ashtu rikthim në vitet 1995-1997. Dhe kjo krizë e marrëdhënieve me faktorin e rëndësishëm ndërkombëtar ndodh kur kriza globale ekonomike-financiare po i afrohet në mënyrë të frikshme vendit tonë.
A mendoni se do të ketë pasoja dhe cilat do të jenë ato për këtë konfrontim dhe kundërshti të hapur që qeveria “Berisha” po shfaq ndaj rekomandimeve dhe shqetësimeve të shprehura nga qeveria amerikane?
Ky konfrontim impaktin më të madh e ka mbi imazhin e kësaj qeverisjeje dhe ajo maksimalisht dëmton imazhin tashmë të cenuar edhe në parë të kryeministrit. Një histori e përsëritur përfundimisht vulos, duke hequr çdo hezitim, vlerësimet që ky faktor ka pasur për ish-presidentin në vitet 1995-1997. Shpresoj të mos ketë pasoja mbi proceset integruese. Por në rast se maxhoranca nuk do të reflektojë, pasojat negative mund të rriten. Dhe le të mos ndjekim arsyetimin në opsionin pesimist dhe të shpresojmë që situatë do të rivendoset për të vazhduar proceset e anëtarësimit në NATO, të përfundimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Aoscimit, dhe më tej të depozitimit të kërkesës për t’u bërë vend kandidat i BE-së. Përndryshe, frenimi dhe/ose pezullimi në këto procese integruese do të bëheshin probabël.
A do të ketë ngadalësi në proceset integruese të vendit, si rezultat i qëndrimit të qeverisë shqiptare ndaj partnerëve ndërkombëtarë?
Përsëris, le të vendosemi në opsionin optimist. Anëtarësimi në NATO është gati i përmbyllur dhe për arsye të shumta, sidomos që lidhen me zgjerimin e kësaj organizate në kuadër të ekuilibrave globalë, do të ishte fatale në rast se do të cenohej apo kondicionohej, qoftë edhe në kohë, për shkak të rritjes së shqetësimeve ndaj qeverisjes aktuale. Procesi i integrimit në BE do të mund të prekej më lehtësisht; lë të shpresojmë gjithashtu për një reflektim për t’u shkuar deri në fund veprimeve të gabuara. Pranimi i ekspertizës ndërkombëtare do të ishte një dalje elegante nga qorrsokaku. Nëse do të vazhdohej me kokëfortësi, situata mund të degradonte dhe të gjitha proceset integruese do të frenoheshin apo ngadalësoheshin.
Si do ta komentonit raportin e Akademisë Ushtarake Britanike, sipas të cilit kryeministri Berisha po planifikon shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare?
Raporti është shumë shqetësues po të lexohet me kujdes e integralisht dhe të nxirren përfundimet e duhura. Nuk është vetëm shtyrja e zgjedhjeve çështja më shqetësuese. Më shqetësuese është se qeveria nuk po ndërgjegjësohet për gravitetin e krizës globale, e cila po vjen me shpejtësi në Shqipëri. Në këtë kontekst, qeveria vazhdon me kryeneçësi jo vetëm të mos marrë asnjë masë konkrete, por e ndodhur në panik nga veprimet e Prokurorisë e të Gjyqësorit për dosjet e korrupsionit, vepron e çoroditur duke tensionuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë. Këto veprime dhe marrëdhëniet e tensionuara me partnerët ndërkombëtarë, plus faktin që në mënyrën më të çuditshme kërkohet largimi i FMN-së, mundet ta transformojnë në dalje të dimrit krizën ekonomike në krizë sociale shumë të rëndë. Kjo qeveri dhe Banka e Shqipërisë me sa duket nuk kanë një program emergjence antikrizë, e cila do të agravohej për shkak të mungesës së likuiditeteve në nivelin e dytë të bankave, ndërkohë që të gjitha bizneset, pasi kanë ndërprerë marrëdhëniet e tyre “në klering”, ndodhen të bllokuara në dyert e bankave dhe për shkak të interesave të larta të kredive të marra e të mungesës së likuiditeteve mundet të falimentojnë. Po ashtu, zvogëlimi i prurjeve nga emigrantët jo vetëm zvogëlon sasinë e valutës që duhet për të balancuar deficitin import-eksport, por edhe mbajtur një nivel të caktuar të likuiditeteve në tregun monetar. Por le të kthehemi te çështja e shtyrjes së zgjedhjeve. Jo vetëm sipas raportit të Akademisë Ushtarake Britanike, Berisha duket i papërgatitur për të zhvilluar zgjedhjet në periudhën elektorale të përcaktuar nga Kushtetuta, pra në qershor 2009. Ka shumë indikatorë që e provojnë këtë tezë. Ngadalësia në përgatitjen e kartave të identitetit. Vonesa gati njëmujore për miratimin e Kodit Zgjedhor pas kthimit të tij nga Presidenti, gjë që do të shoqërohet me shkelje të shumë afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Për çështjen e kartave të identitetit, shqetësimi i pajisjes së të gjithë zgjedhësve është maksimal, ndërkohë që maxhoranca ende nuk e ka të qartë procesin e pajisjes së të gjithë shtetasve me kartë identiteti. Dosjet e korrupsionit janë një përbërëse tjetër, të cilat, me sa duket, e detyrojnë Berishën të kërkojë më shumë kohë me shpresën për t’u absorbuar. Pa dashur të jem pesimist e skeptik, jam i prirë të besoj se taktikisht Berisha është i interesuar që t’i shtyjë zgjedhjet, por preferon që këtë kërkesë të mos e artikulojë vetë. Bile me vonesën e pajisjes së zgjedhësve më karta identiteti synon që kërkesën e shtyrjes së zgjedhjeve t’ia lërë në dorë opozitës, e cila është shprehur se zgjedhjet nuk do të ishin të lira e të ndershme dhe në përputhje me normat ndërkombëtare nëse zgjedhësit nuk pajisen me karta identiteti.
26 Dhjetor 2008