Në kujtim të një intelektuali
Figura e Mustafa Krujës do
të përkujtohet në një konferencë
shkencore, e cila
mbahet sot në ambientet
e hotel "Tirana International".
Konferenca do të përshëndetet
nga Bashkim Merlika, ndërsa do
të vazhdojë referimin Nevila Nikaj,
drejtoresha e Arkivit Qendror
Shtetëror. Ajo do të komentojë
figurën e Krujës, në lidhje me institucionin
që drejton. Studiuesi
Kolec Topalli do të paraqesë një
studim analitik për Fjalorin e
Bardhit, i dalë në dritë pas një
gjysmë shekulli. Ledi Shamku-
Shkreli do të referojë "Mustafa
Kruja si gjuhëtar", ndërsa Aleksandër
Meksi do të sjellë për të
pranishmit "Kontributi i Mustafa
Merlika-Krujës në historiografinë
shqiptare". "Një mendim
politik i Mustafa Krujës", është
fjala e Enriketa Papas. Pas kësaj
konferenca do të vazhdojë më
tej me fjalën e Ardian Ndrecës,
docentit të filozofisë bashkëkohore
në Universitetin Urbiniana
të Romës. Ai hedh dritë për personalitetin
dhe figurën e Mustafa
Krujës, si dhe në rishkrimin e
historisë sonë kombëtare. Evalda
Paci do të sjellë për të pranishmit
"Dy fjalë për ‘Qukrrimet‘ e Mustafa
Krujës në revistën ‘Shpirti
shqiptar‘ 1954 - 1955". Nuk do
të mungojë në konferencë edhe
një kumtesë e Mërgim Korçës
me rastin e 50-vjetorit të vdekjes
së Mustafa Merlika-Krujës (1887-
1958). "Dy fjalë për gjyshin", do
të mbajë nipi i Krujës, Eugjen
Merlika, ndërsa Genc Kortsha do
ta mbylli konferencën shkencore
përkujtimore me "Mustafa Kruja
në kujtesën vetjake". Mustafa
Merlika-Kruja ka qenë Kryeministër
i Shqipërisë gjatë pushtimit
italian, duke nisur nga 4 dhjetori
i vitit 1941 e deri më 19 janar
të vitit 1943. Kruja është njëri
prej nënshkruesve të Aktit të
Pavarësisë në vitin 1912. Shpallja
e pavarësisë e gjen në Vlorë në
krah të Ismail Qemalit e Luigj
Gurakuqit, në cilësinë e delegatit
të popullit të Krujës, i gatshëm
për të nënshkruar pavarësinë e
atdheut krahas atdhetarëve më
të shquar të kombit tonë. Me
formimin e qeverisë u emërua
zëvendës-prefekt në Vlorë e më
vonë sekretar i kryesisë së Këshillit
të Ministrave. "Vetëm në dy
gjana Mustafa do të mbesë gjithë
jetën i patundun: nuk do të pranojë
kurrë asgja qi âsht kundra
interesave të kombit e nuk do të
shklasë asnjiherë parimet e tija të
nalta morale", shkruan në fjalën
e tij Ardian Ndreca. Dom Lazri e
ka cilësuar një luftëtar. "Ai asht
luftari intelektual i nacionalizmës
shqiptare marke ma të fjeshtë e
ma të kulluet. Ai asht nji filiz i
asaj dege nacionaliste qi rrâjtë e
veta i ka thellë në shtrojet e ma
të pastra e ma të paprishuna të
racës. Mustafa Kruja - i stolísun
me nji mendje të hollë, me nji
kulturë të gjanë e të shëndoshtë
evropjane, me nji vullndet çeliku,
me nji ndienjë të spikatun për
nderë e drejtësí, me nji dashuní
të veçantë për brezet e reja, me
nji shtërngesë spartane vërtytesh
shtëpijake - asht fytyra politike
ma typike e Shqipnís së ré,
fytyrë e ngjeshun me at brumë
me të cilin fati i Shqipnís desh
të ngjeshi fytyrën e shpirtin e
Luigj Gurakuqit e të shokvet të
tij dëshmorë", shkruhet më tej
në fjalën e Ndrecës. Përveçse i
përfshirë në ngjarjet politike të
kohës, Mustafa Kruja ishte edhe
një studiues i gjuhës shqipe.
Poliglot e shkencëtar, ai shkriu
të gjitha forcat e veta, duke punuar
për fjalorin e shqipes, i
cili përbëhej prej 2400 faqesh
formati të madh me 30.000 fjalë
të shpjeguara në shqip. Shpend
Bardhi ishte pseudonimi me të
cilin Mustafa Kruja do të botonte
studimet e tij gjuhësore në
revistat "Hylli i Dritës" të etërve
françeskanë e "Leka" të Etërve
Jezuitë. Ndoshta ai më shumë se
gjithçka tjetër ka qenë gjuhëtar, e
filologjia është lëmi në të cilin ai
ka bashkuar vullnetin e tij të çeliktë
me inteligjencën e mprehtë
e kujtesën e jashtëzakonshme. Ai
ishte i bindur se trajtat e mesme
të gjuhës shqipe, pra e folmja e
Elbasanit, janë ato trajta që paraqesin
në mënyrën më organike
zhvillimin e dy dialekteve drejt
një bashkimi të ardhshëm. Kruja
u përpoq me kërkime skrupuloze
për të kristalizuar në rregulla
gramatikore palcën origjinale të
shqipes dhe duke zbuluar ligjet
e gjuhës ashtu siç jetojnë në të
folmen e popullit. Burri i Krujës,
njeriu i matur dhe i zgjuar që
mori pjesë në ngritjen e flamurit
në Vlorë, në Konferencën e Paqes
në Paris, në lëvizjen fanoliane të
1924-shit e në ngjarjet e Luftës së
dytë, ndërroi jetë në Niagara Falls
(USA) më 27 dhjetor të vitit 1958,
duke e kaluar pjesën më të madhe
të jetës në mërgim.
"Kur flitet për Mustafa Krujën
nuk bâhet fjalë me rehabilitue
figurën e tij, pse ai nuk ka aspak
nevojë për nji operacion të tillë të
mundimshëm, flitet vetëm me bâ
të njohtun se kush ishte Mustafa e
çka ka kenë jeta e tij. Tash qi prej
ngjarjeve të turbullta të Luftës së
Dytë Botnore, e cila për ne përfundoi
mjerisht, ka kalue nji gjysë
shekulli, mund t‘i shohim ngjarjet
e njerzit në nji dritë mâ objektive,
ashtu si u zhvilluen e si ishin me të
vërtetë", thekson profesor doktor
Ardian Ndreca, në referatin e tij
"Mustafa Kruja dhe rishkrimi i
historisë sonë kombëtare".
të përkujtohet në një konferencë
shkencore, e cila
mbahet sot në ambientet
e hotel "Tirana International".
Konferenca do të përshëndetet
nga Bashkim Merlika, ndërsa do
të vazhdojë referimin Nevila Nikaj,
drejtoresha e Arkivit Qendror
Shtetëror. Ajo do të komentojë
figurën e Krujës, në lidhje me institucionin
që drejton. Studiuesi
Kolec Topalli do të paraqesë një
studim analitik për Fjalorin e
Bardhit, i dalë në dritë pas një
gjysmë shekulli. Ledi Shamku-
Shkreli do të referojë "Mustafa
Kruja si gjuhëtar", ndërsa Aleksandër
Meksi do të sjellë për të
pranishmit "Kontributi i Mustafa
Merlika-Krujës në historiografinë
shqiptare". "Një mendim
politik i Mustafa Krujës", është
fjala e Enriketa Papas. Pas kësaj
konferenca do të vazhdojë më
tej me fjalën e Ardian Ndrecës,
docentit të filozofisë bashkëkohore
në Universitetin Urbiniana
të Romës. Ai hedh dritë për personalitetin
dhe figurën e Mustafa
Krujës, si dhe në rishkrimin e
historisë sonë kombëtare. Evalda
Paci do të sjellë për të pranishmit
"Dy fjalë për ‘Qukrrimet‘ e Mustafa
Krujës në revistën ‘Shpirti
shqiptar‘ 1954 - 1955". Nuk do
të mungojë në konferencë edhe
një kumtesë e Mërgim Korçës
me rastin e 50-vjetorit të vdekjes
së Mustafa Merlika-Krujës (1887-
1958). "Dy fjalë për gjyshin", do
të mbajë nipi i Krujës, Eugjen
Merlika, ndërsa Genc Kortsha do
ta mbylli konferencën shkencore
përkujtimore me "Mustafa Kruja
në kujtesën vetjake". Mustafa
Merlika-Kruja ka qenë Kryeministër
i Shqipërisë gjatë pushtimit
italian, duke nisur nga 4 dhjetori
i vitit 1941 e deri më 19 janar
të vitit 1943. Kruja është njëri
prej nënshkruesve të Aktit të
Pavarësisë në vitin 1912. Shpallja
e pavarësisë e gjen në Vlorë në
krah të Ismail Qemalit e Luigj
Gurakuqit, në cilësinë e delegatit
të popullit të Krujës, i gatshëm
për të nënshkruar pavarësinë e
atdheut krahas atdhetarëve më
të shquar të kombit tonë. Me
formimin e qeverisë u emërua
zëvendës-prefekt në Vlorë e më
vonë sekretar i kryesisë së Këshillit
të Ministrave. "Vetëm në dy
gjana Mustafa do të mbesë gjithë
jetën i patundun: nuk do të pranojë
kurrë asgja qi âsht kundra
interesave të kombit e nuk do të
shklasë asnjiherë parimet e tija të
nalta morale", shkruan në fjalën
e tij Ardian Ndreca. Dom Lazri e
ka cilësuar një luftëtar. "Ai asht
luftari intelektual i nacionalizmës
shqiptare marke ma të fjeshtë e
ma të kulluet. Ai asht nji filiz i
asaj dege nacionaliste qi rrâjtë e
veta i ka thellë në shtrojet e ma
të pastra e ma të paprishuna të
racës. Mustafa Kruja - i stolísun
me nji mendje të hollë, me nji
kulturë të gjanë e të shëndoshtë
evropjane, me nji vullndet çeliku,
me nji ndienjë të spikatun për
nderë e drejtësí, me nji dashuní
të veçantë për brezet e reja, me
nji shtërngesë spartane vërtytesh
shtëpijake - asht fytyra politike
ma typike e Shqipnís së ré,
fytyrë e ngjeshun me at brumë
me të cilin fati i Shqipnís desh
të ngjeshi fytyrën e shpirtin e
Luigj Gurakuqit e të shokvet të
tij dëshmorë", shkruhet më tej
në fjalën e Ndrecës. Përveçse i
përfshirë në ngjarjet politike të
kohës, Mustafa Kruja ishte edhe
një studiues i gjuhës shqipe.
Poliglot e shkencëtar, ai shkriu
të gjitha forcat e veta, duke punuar
për fjalorin e shqipes, i
cili përbëhej prej 2400 faqesh
formati të madh me 30.000 fjalë
të shpjeguara në shqip. Shpend
Bardhi ishte pseudonimi me të
cilin Mustafa Kruja do të botonte
studimet e tij gjuhësore në
revistat "Hylli i Dritës" të etërve
françeskanë e "Leka" të Etërve
Jezuitë. Ndoshta ai më shumë se
gjithçka tjetër ka qenë gjuhëtar, e
filologjia është lëmi në të cilin ai
ka bashkuar vullnetin e tij të çeliktë
me inteligjencën e mprehtë
e kujtesën e jashtëzakonshme. Ai
ishte i bindur se trajtat e mesme
të gjuhës shqipe, pra e folmja e
Elbasanit, janë ato trajta që paraqesin
në mënyrën më organike
zhvillimin e dy dialekteve drejt
një bashkimi të ardhshëm. Kruja
u përpoq me kërkime skrupuloze
për të kristalizuar në rregulla
gramatikore palcën origjinale të
shqipes dhe duke zbuluar ligjet
e gjuhës ashtu siç jetojnë në të
folmen e popullit. Burri i Krujës,
njeriu i matur dhe i zgjuar që
mori pjesë në ngritjen e flamurit
në Vlorë, në Konferencën e Paqes
në Paris, në lëvizjen fanoliane të
1924-shit e në ngjarjet e Luftës së
dytë, ndërroi jetë në Niagara Falls
(USA) më 27 dhjetor të vitit 1958,
duke e kaluar pjesën më të madhe
të jetës në mërgim.
"Kur flitet për Mustafa Krujën
nuk bâhet fjalë me rehabilitue
figurën e tij, pse ai nuk ka aspak
nevojë për nji operacion të tillë të
mundimshëm, flitet vetëm me bâ
të njohtun se kush ishte Mustafa e
çka ka kenë jeta e tij. Tash qi prej
ngjarjeve të turbullta të Luftës së
Dytë Botnore, e cila për ne përfundoi
mjerisht, ka kalue nji gjysë
shekulli, mund t‘i shohim ngjarjet
e njerzit në nji dritë mâ objektive,
ashtu si u zhvilluen e si ishin me të
vërtetë", thekson profesor doktor
Ardian Ndreca, në referatin e tij
"Mustafa Kruja dhe rishkrimi i
historisë sonë kombëtare".