Mustafa Kruja mbron shqiptarët në Stamboll
Nji Kyrd mohues i kombsís
së vet, nji ndër
shtyllat mâ të forta të
letërsís tyrke moderne,
Sulejman Nazifi, kishte nisun
të botonte në gazetën "Tasvir - i
- Efkjar" të Stambollit nji varg
artikujsh ndën titullin "Shqiptarët".
Mbas të parit artikull qi
botoi lên me kalue ndonji ditë dhe
mbasandej me nji veré lajmon se
me gojë e me shkrim shumkush i
kishte pasë bâmë kundrështime
mbi sa kishte pasë shkrue e se
ai për së shpejti kishte për t‘u
përgjigjun të tânve n‘artikujt
tjerë qi do të botonte. Mbas këtij
premtimi të gazetarit M.M.Kruja,
ndonse student i ri e i pazoti me
u matun me nji kolos të letërsis
tyrke si Sulejman Nazifi, merr
guximin edhe aj me i bâmë verét
e kundrështimet e veta. Ia shkroi
në trajtë të nji letre private. S‘ishte
askund rasa me shpresue se do t‘a
botonte. Kur qe, jo mâ vonë se në
të parin numër të gazetës së tij,
nesret, letra e Mustafës po na del
e botueme fjalë për fjalë e me nji
shënim përkëdhelës: e botonte për
vlerën letrare qi çëmonte në tê.
Letra ishte e ndënshkrueme me
dý siglat A.XH. (Asim Xhenan ka
qênë psevdonymi i Mustafës në
ndonji shkrim të vogël letrar të
përparshëm në gjuhë tyrke). "Un
nuk besoj, na shkruen vetë Mustafa,
t‘a ketë sht më përnjimênd
vlera letrare e shkrimit anmikun
t‘onë në nji gjest fisnikije t‘atilë siç
ka dashun t‘a tregojë ai vetë. Mâ
fort më thotë mêndja se disì i h
ni frika nga Shqiptarët "e marrë",
siç na quejshin neve Tyrqit, edhe
kërkonte rasën të prapsej me nji
farë nderi për mos me e vijue fushatën,
e këtë rasë duket se i a dha
letra e ime. Mjerisht gazeta qi e pat
botue atë shkrim më ka humbun".
Por ati i ndodhej koncepti, për fat
të keq edhe ky pa datë, të cilin,
mbasi i përket nji çâshtjeje kombtare,
po e përkthejmë besnikisht
këtu poshtë.
(Shkruar në gjuhën turke më 1909)
LETËR E HAPUN
Z. Sulejman Nazif beut.
Zotní,
Më ka gzue për së tepri "nji
veré" e Juej qi këndova në "Tasvir-
i-Efkjar"-in e sodshëm. Na thoni
se "prej fjalve e letrave" qi keni pasun
"prej shumkuj" keni kuptue
se artikulli qi kishit botue këto dit
mbi "Shqiptarët" "paska shkaktue
mendime e gjykime të ndryshme
ke disa bashkatdhetarë". M‘epni
lejën pra të ju pohoj se edhe un
jam nji nga ata bashkatdhetarë
qi nuk pajtohen me Ju në sa keni
shkrue n‘at artikull.
Më duhet me pohue se kam
mbetun tepër i turbulluem kur
kam këndue artikullin t‘Uej,
jo me ndiesín e Shqiptarit ekstremist
por me mendësín e nji
Osmanlliu të matun. Por turbullimin
t‘em as i a shfaqa kuj as ju
a shkrova Juve. Më ka pëlqye të
rrij gjithmonë mbë nj‘anë nga
disa qëllime e deshire qi kanë pushtue
trût e zêmrat e nji shumice
të madhe nga të gjitha shtratet
e popullit t‘onë në të katër anët
e vêndit qyshë prej shpalljes së
Kushtetís e këndej, si edhe prej
polemikash qi kanë rrjedhun
soje. Veçse shënimi i sodshëm i
juej po m‘a kthen në nji detyrë ça
mâ parë m‘ishte dukun si punë e
padobishme, mbasi Ju po zotoheni
me i largue, n‘artikujt qi do të
botoni mbas këndej, ato dyshime
qi kanë lemë prej artikullit të botuem
parandej. Nuk m‘u duk pra
punë e urtë mos me përfitue prej
këtij premtimi t‘Uej edhe un.
Mâ së pari më bâhet se kryej
nji detyrë tue Ju u falun nderës
për ato fjalë të mira qi keni pasun
mirsín me shkrue mbi kombin
t‘em, i cili âsht nji pjesë e padame
dhe mâ besnike e mbretnís
othomane; e në këtê jam i sigurtë
se ndërpretoj ndesít e gjithë
bashkëkombasve të mij.
Dhe tash më përket detyra
tjetër me ju dëftye n‘artikullin
t‘Uej të shkruem, jam krejt i bindun,
me qëllimet mâ të mirat, ato
pika qi kurrsesi s‘kam mundun t‘i
pajtoj me logjikën e të vërtetën.
Jam i sigurtë se nuk do të m‘a kurseni
nji ndriçim të mjaftueshëm
mbi secilin dyshim qi kam për të
Ju shfaqun.
1. "Në nji kohë kur pandehej se
me Kushtetín othomane të tâna
ngatrresat e mbrêndshme do të
merrshin fund, në horizontin e
atdheut t‘onë filluen me u dukun
disa kërkesa e tendenca të reja.
Ndiesija kombtare e shfaqun prej
bashkatdhetarvet t‘anë shqiptarë
në këto vjetët e fundit âsht nji nga
to. Ajo âsht tue marrë nji formë qi
mâ fort se botën othomane po fut
në rrezik vetë të qênët e Shqiptarvet".
Kuptimi i ndiesís kombtare
qi thoni, në mêndjen t‘Uej, do
të jetë pa dyshim tendenca e
Shqiptarvet me u shkëputun prej
mbretnís othomane. Ndryshe
nuk do t‘a kishit futun në radhën
e ngatrresavet të mbrêdshme
qi puell Kushtetija e nuk do t‘a
kishit quejtun të rrezikshme deri
për të qênët e kombit shqiptar. A
s‘âsht kështu, Zotní? Në qoftë se
Shqiptarët, nji pjesë apo të gjithë,
me të vërtetë kanë ushqye "këto
vjetët e fundit" nji mendim të
këtilë, Ju s‘i keni tregue shkaqet
e faktorët e ksaj gjâje e as un nuk
po i gërmoj. Vetëm se ju kujtoni
qi nji tendencë e këtilë ndër né
âsht fakt, apo jo?
2. "Gegët s‘e kanë aqë të fortë
ndiesín e gjuhës e të kombsís sa
me iu kërcnue atdheut të përgjithshëm".
Don me thânë pra se
edhe dashunija e gjuhës qênka
gjithaqë e dâmshme sa dhe ajo e
kombsís, qi për Ju s‘ka ndryshim
nga lakmija e autonomís dhe e
indipendencës!
3. "Kjo pjesë fisnike e Shqiptarvet
në kongresin e Dibrës e
provoi se mâ parë se gjithça âsht e
don me mbetun othomane". E po
Toskët athue s‘patën marrë pjesë
n‘atë kongres? Apo pretenduen
atje se s‘ishin ase nuk dojshin mâ
me qênë Osmanllij?
4. "Por ata të Jugës, sadoqi e
kanë provue gjithmonë se janë
Osmanllij me zêmër e me mênd,
tash janë tue dhânë do shênje
egoizme qi na bâjnë me u trembun
për t‘ardhmen". Vallë a mund
t‘a marrim vesht natyrën e atyne
shênjeve egoiste? Dhe nji nga
ato mos âsht vallë ajo shpallja
e njohun për të cilën bâni fjalë?
N‘âsht kështû a do të thoni se
të gjithë Shqiptarët e Jugës kanë
pasun gisht n‘atë shpallje a së
paku qi e kanë pëlqye të gjithë?
Apo do të gjêni nji tjetër spjegim
për thesën t‘Uej?
5. "Po në këtë shpallje ngatrrestare
kërkohet me të ngulun
kâmbë qi nëpunsit e Shqipnís të
dijnë edhe gjuhën shqipe, don
me thanë të jenë Shqiptarë". Pra
kështu kush ka nxânë të flasë
shqip u dashka të jetë me do
e mos Shqiptar! E të këqijat qi
mendoni se do të rridhshin prej
këtij fakti a janë vetëm ato qi
numroni n‘artikullin t‘Uej apo ka
edhe tjera? A shihni nji ndryshim
të madh ndërmjet ksaj kërkese të
shpalljes "ngatrrestare" dhe nenit
5-bis të vêndimevet të kongresit
të Dibrës, të cilin të tânë e pëlqyen
nji zâni me të përplasun
duersh n‘emën t‘othomanís edhe
Ju bashkë me ta?
6. "Ata qi kërkojnë gjuhën
shqipe me shkrola latine janë
sidomos ata qi i shërbejnë nji
mendimi t‘atilë ase të gënjyem
prej ksish". Para se me Ju bâmë
pyetjet e mija përmbi këtë pikë,
due me Ju diftue se pjesa qi me
të tânë mënderën e kobin e saj
i ka vramë mâ tepër Shqiptarët
n‘artikullin t‘uej ka qênë sigurisht
kjo. A e dini Ju, Zotní, se sa janë
prej dy milûj e gjymsë Shqiptarësh
dhe sa prej intelektualvet
të tyne ata qi e duen shqipen me
gërma latine e sa ata qi s‘e duen,
tue fillue qyshë prej atyne qi kanë
mbarue nji gjymsë gjymnazi e
deri tek ata qi kanë krye mësime
të nalta, qofshin pleq apo të rij?
Ka mbasandej gjind të squet
qi, sado të pashkollë, dijnë t‘a
çëmojnë se ku âsht e drejta dhe
e mira e tyne e përbashkët. Ju
siguroj se as ndërmjet ksish nuk
do të gjêni njerí kundra shkrolave
latine për gjuhën shqipe. Sa
për pjesën tjetër, kush mund t‘a
mohojë se as ata nuk mund të
shpëtojnë nga influenca e të parvet?
Kemi fakte qi na e provojnë
se s‘kanë mundun të shpëtojnë,
me gjithë kshillat miqsore (!) të
disave. Edhe ata e kanë kuptue
se kombsija e tyne nuk mund të
qëndrojë veçse tue shkue asaj
udhe. Kur âsht puna kështu,
mbas mendimit t‘Uej, pra, populli
shqiptar, në shumicën e tij,
u shërbyeka qëllimevet e deshirevet
t‘Austrís, ashtu? E atëherë deri
Naim e Sami bej Frashri s‘paskan
qênë veçse vegla të lakmivet austrijake
ase të mashtruem prej
atyne veglave, apo jo?
7. "Në qoftë se pranohen këto
gërma, shkrimi e këndimi i Kuranit
do të bâhen të pamundshëm
dhe në këtë mënyrë do të shkonte
në vênd edhe qëllimi i atyne
qi duen të shtrijnë influencën
e vet tue i kthye Shqiptarët të
krishtênë. Ky komb, qi mâ tepër
âsht i dhânë mbas fés se mbas
kombsís, dalkadalë e pa u kujtue
aspak kishte me humbun gjân
mâ të shêjtë e mâ të shtrêjtë qi
ka: fén". Ju e dini mâ mirë se un
qi i ndjyemi Shinasí, për me u
provue kundrështarëvet të vet
se ishte i zoti të shkruente edhe
mbas mënyrës së vjetër, ka hartue
"Barika-i-Zafèr"-in. Athue
keni dashun edhe Ju t‘epni nji
provë me kët‘artikull se dijni
të shkrueni edhe për vulgun?
Ndonse pênda e Juej zakonisht
âsht mësue të shkruej për pjesën
mâ të zgjedhun t‘atyne qi dijnë të
këndojnë. Veçse në këtë rasë a m‘a
epni lejen të pretendoj qi edhe
vulgun mâ fort se me e kënaqun
keni pasë ndër mend t‘a gënjeni?
Kam shpresë se n‘artikullin e dytë
qi premtoni do të keni mirsín t‘a
provoni thesën t‘Uej kaqë të rândsishme
edhe me disa argumenta
të bindshëm.
8. "Nuk duem t‘i shquejmë e t‘i
numrojmë këtu mjetet e intrigat
tjera qi përdorin Austrija dhe
Jezuitnit". Ato mjete e intriga qi
Ju s‘dashkeni t‘i përmêndni në
fletoren t‘Uej na Shqiptarët ka
motmot qi po i këndojmë hollsisht
në gazetën shqipe "Lirija"
qi boton në Selanik Mid‘hat be
Frashri, i bir‘i Abdyl beut. Vetëm
Ju do të mundeni me na ndriçue
se si bâhet qi kjo gazetë gati në
çdo numër të saj të flasë kundra
intrigave t‘Austrís në Shqipní,
kurse, simbas mendimit t‘Uej,
nji fletore shqipe nuk duhet të
jetë veçse nji organ qi u shërben
qëllimevet t‘asaj mbretnije!
9."Çë do të fitojshin vallë
Shqiptarët në qoftë se nji Reshid-
Akif pashë, b.f., do t‘a kufizonte
aktivitetin e tij vetëm në ndonji
vilajet të Shqipnís, sepse âsht
Shqiptar, dhe vilajetet e tjera të
mbretnís t‘a humbshin dobín qi
u vjen nga veprat e gjenishme të
tija? Kurrgjâ! Me sa bota othomane
kishte me u dâmtue... edhe
tepër fort". Po qe se Shqiptarët
kanë vetëm nji Reshid-Akif pashë
a s‘âsht nji deshir krejt i natyrshëm
dhe legjitim qi t‘a kenë atê
në vilajetin othoman të Kosovës
mâ parë se n‘atê të Sivasit? Jo po
në qoftë se burra Shteti shqiptarë
janë mâ se nji si ai, për ç‘arsye
na do t‘u a kursyekemi tepricën
vilajetevet tjera të mbretnís? Për
mendimin t‘em âsht nji parim
shumë i drejtë i shqencës administrative
qi jo veç në Shqipní
por në secilën krahinë të Shtetit
të zgjidhen nënpunës qi dijnë
gjuhën e vêndit, e vetëm kur këta
mos të mjaftojnë të çohen ata qi
s‘e dijnë. Mbasi keni dashun të
kritikoni "Shpalljen", vallë a nuk
paskeni mundun të gjeni asnji
pikë tjetër mâ të dâmshme se
këtë për t‘a bâmë objekt kritike?
Mund t‘Ju siguroj se ajo "shkresë
ngatrrestare" s‘ka gjetun pëlqimin
e Shqiptarvet as nji për mijë.
Veçse ajo pikë qi kritikoni Ju âsht
nji nevojë administrative, mbi të
cilën guxoj t‘i terhjek verén edhe
qeverís.
10. "Le t‘a nxânë Shqiptarët
e t‘a përhapin gjuhën e vet po
deshën. Veç le t‘a dijnë edhe se
në mes të gjuhvet që fliten prej
popujve të ksaj mbretnije ka
asosh qi janë aqë të mbarueme e
të përparueme sa kurrë shqipja
nuk mund të matet me to. Nji
gjuhë parake kurrë nuk mund të
bâhet gjuhë zyrtare. Dhe nji gjuhë
qi s‘âsht e përdorun zyrtarisht,
edhe në qoftë se dikur ka qênë
por mâ vonë e ka humbun atë
funkcjon, ajo âsht e dënueme me
u ndalun e me shkue gjithnji mâ
poshtë". Atbotë qênka për të na
ardhun keq mâ së pari për emnat
e Naim e Sami bej Frashërit qi
qênkan përpjekun kot t‘a ngjallin
nji gjuhë të dënueme me vdekë,
pa qênë të zotnit me e kuptue
kët‘aksjomën t‘Uej, edhe së dyti
për kombin shqiptar qi s‘paska
kurrkênd të zotin me e pamë atë
greminë të mëndershme vdeket
ku qênka tue u rrokullisun për me
i a ngjitun dorën në kohë!
11. "Kur Shqiptarët po e humbasin
kohën tue u mundue me
zgjidhun e ndoshta me e caktue
çâshtjen e gjuhës, nji bir fisnik e
i squet i atij kombi, si Sulejman-
Fehmi beu , mundimeve të të
parve qi na kanë mbledhun e përpilue
rregullat e bukurít letrare të
gjuhës s‘unë po u shton nji vepër
të ré e të shëndoshë me titullin
"Letërsí", nji vepër të kryeme me
dituní e mjeshtrí. Ky fakt âsht
nji nder për Shqiptarët dhe për
Tyrqit nji element qetues". Madje
këtë Shqiptarët e quejnë nji shênj
të mirë edhe për gjuhën e tyne.
Sh. Sami beu, qi me sa shokë
tjerë i vû themelat gjuhës së vet
e me gjithë pengimet e regjimit
despotik shkroi disa vepra n‘atë
gjuhë, po ai Sh.Sami me "Fjalorin
tyrqisht" forcoi themelat e kalbët
qi kishte tyrqishtja para tij dhe la
për tyrqishten e ré nji vepër të
pavdekshme. Bashkëkombtari i
tij Sulejman-Fehmi beu e vazhdoi
e zbukuroi veprën e të parit.
A thue s‘âsht lêja me shpresue
qi ky i fundit ka për të bâmë gjithashtu
edhe për gjuhën e vet?
Nji Shqiptar qi qênka i zoti me u
shtue nji vepër të ré e të shëndoshë
rregullavet e bukurivet letrare
të gjuhës tyrqishte pse mos të
mundet me bâmë gjithaqë edhe
për shqipen e vet?
së vet, nji ndër
shtyllat mâ të forta të
letërsís tyrke moderne,
Sulejman Nazifi, kishte nisun
të botonte në gazetën "Tasvir - i
- Efkjar" të Stambollit nji varg
artikujsh ndën titullin "Shqiptarët".
Mbas të parit artikull qi
botoi lên me kalue ndonji ditë dhe
mbasandej me nji veré lajmon se
me gojë e me shkrim shumkush i
kishte pasë bâmë kundrështime
mbi sa kishte pasë shkrue e se
ai për së shpejti kishte për t‘u
përgjigjun të tânve n‘artikujt
tjerë qi do të botonte. Mbas këtij
premtimi të gazetarit M.M.Kruja,
ndonse student i ri e i pazoti me
u matun me nji kolos të letërsis
tyrke si Sulejman Nazifi, merr
guximin edhe aj me i bâmë verét
e kundrështimet e veta. Ia shkroi
në trajtë të nji letre private. S‘ishte
askund rasa me shpresue se do t‘a
botonte. Kur qe, jo mâ vonë se në
të parin numër të gazetës së tij,
nesret, letra e Mustafës po na del
e botueme fjalë për fjalë e me nji
shënim përkëdhelës: e botonte për
vlerën letrare qi çëmonte në tê.
Letra ishte e ndënshkrueme me
dý siglat A.XH. (Asim Xhenan ka
qênë psevdonymi i Mustafës në
ndonji shkrim të vogël letrar të
përparshëm në gjuhë tyrke). "Un
nuk besoj, na shkruen vetë Mustafa,
t‘a ketë sht më përnjimênd
vlera letrare e shkrimit anmikun
t‘onë në nji gjest fisnikije t‘atilë siç
ka dashun t‘a tregojë ai vetë. Mâ
fort më thotë mêndja se disì i h
ni frika nga Shqiptarët "e marrë",
siç na quejshin neve Tyrqit, edhe
kërkonte rasën të prapsej me nji
farë nderi për mos me e vijue fushatën,
e këtë rasë duket se i a dha
letra e ime. Mjerisht gazeta qi e pat
botue atë shkrim më ka humbun".
Por ati i ndodhej koncepti, për fat
të keq edhe ky pa datë, të cilin,
mbasi i përket nji çâshtjeje kombtare,
po e përkthejmë besnikisht
këtu poshtë.
(Shkruar në gjuhën turke më 1909)
LETËR E HAPUN
Z. Sulejman Nazif beut.
Zotní,
Më ka gzue për së tepri "nji
veré" e Juej qi këndova në "Tasvir-
i-Efkjar"-in e sodshëm. Na thoni
se "prej fjalve e letrave" qi keni pasun
"prej shumkuj" keni kuptue
se artikulli qi kishit botue këto dit
mbi "Shqiptarët" "paska shkaktue
mendime e gjykime të ndryshme
ke disa bashkatdhetarë". M‘epni
lejën pra të ju pohoj se edhe un
jam nji nga ata bashkatdhetarë
qi nuk pajtohen me Ju në sa keni
shkrue n‘at artikull.
Më duhet me pohue se kam
mbetun tepër i turbulluem kur
kam këndue artikullin t‘Uej,
jo me ndiesín e Shqiptarit ekstremist
por me mendësín e nji
Osmanlliu të matun. Por turbullimin
t‘em as i a shfaqa kuj as ju
a shkrova Juve. Më ka pëlqye të
rrij gjithmonë mbë nj‘anë nga
disa qëllime e deshire qi kanë pushtue
trût e zêmrat e nji shumice
të madhe nga të gjitha shtratet
e popullit t‘onë në të katër anët
e vêndit qyshë prej shpalljes së
Kushtetís e këndej, si edhe prej
polemikash qi kanë rrjedhun
soje. Veçse shënimi i sodshëm i
juej po m‘a kthen në nji detyrë ça
mâ parë m‘ishte dukun si punë e
padobishme, mbasi Ju po zotoheni
me i largue, n‘artikujt qi do të
botoni mbas këndej, ato dyshime
qi kanë lemë prej artikullit të botuem
parandej. Nuk m‘u duk pra
punë e urtë mos me përfitue prej
këtij premtimi t‘Uej edhe un.
Mâ së pari më bâhet se kryej
nji detyrë tue Ju u falun nderës
për ato fjalë të mira qi keni pasun
mirsín me shkrue mbi kombin
t‘em, i cili âsht nji pjesë e padame
dhe mâ besnike e mbretnís
othomane; e në këtê jam i sigurtë
se ndërpretoj ndesít e gjithë
bashkëkombasve të mij.
Dhe tash më përket detyra
tjetër me ju dëftye n‘artikullin
t‘Uej të shkruem, jam krejt i bindun,
me qëllimet mâ të mirat, ato
pika qi kurrsesi s‘kam mundun t‘i
pajtoj me logjikën e të vërtetën.
Jam i sigurtë se nuk do të m‘a kurseni
nji ndriçim të mjaftueshëm
mbi secilin dyshim qi kam për të
Ju shfaqun.
1. "Në nji kohë kur pandehej se
me Kushtetín othomane të tâna
ngatrresat e mbrêndshme do të
merrshin fund, në horizontin e
atdheut t‘onë filluen me u dukun
disa kërkesa e tendenca të reja.
Ndiesija kombtare e shfaqun prej
bashkatdhetarvet t‘anë shqiptarë
në këto vjetët e fundit âsht nji nga
to. Ajo âsht tue marrë nji formë qi
mâ fort se botën othomane po fut
në rrezik vetë të qênët e Shqiptarvet".
Kuptimi i ndiesís kombtare
qi thoni, në mêndjen t‘Uej, do
të jetë pa dyshim tendenca e
Shqiptarvet me u shkëputun prej
mbretnís othomane. Ndryshe
nuk do t‘a kishit futun në radhën
e ngatrresavet të mbrêdshme
qi puell Kushtetija e nuk do t‘a
kishit quejtun të rrezikshme deri
për të qênët e kombit shqiptar. A
s‘âsht kështu, Zotní? Në qoftë se
Shqiptarët, nji pjesë apo të gjithë,
me të vërtetë kanë ushqye "këto
vjetët e fundit" nji mendim të
këtilë, Ju s‘i keni tregue shkaqet
e faktorët e ksaj gjâje e as un nuk
po i gërmoj. Vetëm se ju kujtoni
qi nji tendencë e këtilë ndër né
âsht fakt, apo jo?
2. "Gegët s‘e kanë aqë të fortë
ndiesín e gjuhës e të kombsís sa
me iu kërcnue atdheut të përgjithshëm".
Don me thânë pra se
edhe dashunija e gjuhës qênka
gjithaqë e dâmshme sa dhe ajo e
kombsís, qi për Ju s‘ka ndryshim
nga lakmija e autonomís dhe e
indipendencës!
3. "Kjo pjesë fisnike e Shqiptarvet
në kongresin e Dibrës e
provoi se mâ parë se gjithça âsht e
don me mbetun othomane". E po
Toskët athue s‘patën marrë pjesë
n‘atë kongres? Apo pretenduen
atje se s‘ishin ase nuk dojshin mâ
me qênë Osmanllij?
4. "Por ata të Jugës, sadoqi e
kanë provue gjithmonë se janë
Osmanllij me zêmër e me mênd,
tash janë tue dhânë do shênje
egoizme qi na bâjnë me u trembun
për t‘ardhmen". Vallë a mund
t‘a marrim vesht natyrën e atyne
shênjeve egoiste? Dhe nji nga
ato mos âsht vallë ajo shpallja
e njohun për të cilën bâni fjalë?
N‘âsht kështû a do të thoni se
të gjithë Shqiptarët e Jugës kanë
pasun gisht n‘atë shpallje a së
paku qi e kanë pëlqye të gjithë?
Apo do të gjêni nji tjetër spjegim
për thesën t‘Uej?
5. "Po në këtë shpallje ngatrrestare
kërkohet me të ngulun
kâmbë qi nëpunsit e Shqipnís të
dijnë edhe gjuhën shqipe, don
me thanë të jenë Shqiptarë". Pra
kështu kush ka nxânë të flasë
shqip u dashka të jetë me do
e mos Shqiptar! E të këqijat qi
mendoni se do të rridhshin prej
këtij fakti a janë vetëm ato qi
numroni n‘artikullin t‘Uej apo ka
edhe tjera? A shihni nji ndryshim
të madh ndërmjet ksaj kërkese të
shpalljes "ngatrrestare" dhe nenit
5-bis të vêndimevet të kongresit
të Dibrës, të cilin të tânë e pëlqyen
nji zâni me të përplasun
duersh n‘emën t‘othomanís edhe
Ju bashkë me ta?
6. "Ata qi kërkojnë gjuhën
shqipe me shkrola latine janë
sidomos ata qi i shërbejnë nji
mendimi t‘atilë ase të gënjyem
prej ksish". Para se me Ju bâmë
pyetjet e mija përmbi këtë pikë,
due me Ju diftue se pjesa qi me
të tânë mënderën e kobin e saj
i ka vramë mâ tepër Shqiptarët
n‘artikullin t‘uej ka qênë sigurisht
kjo. A e dini Ju, Zotní, se sa janë
prej dy milûj e gjymsë Shqiptarësh
dhe sa prej intelektualvet
të tyne ata qi e duen shqipen me
gërma latine e sa ata qi s‘e duen,
tue fillue qyshë prej atyne qi kanë
mbarue nji gjymsë gjymnazi e
deri tek ata qi kanë krye mësime
të nalta, qofshin pleq apo të rij?
Ka mbasandej gjind të squet
qi, sado të pashkollë, dijnë t‘a
çëmojnë se ku âsht e drejta dhe
e mira e tyne e përbashkët. Ju
siguroj se as ndërmjet ksish nuk
do të gjêni njerí kundra shkrolave
latine për gjuhën shqipe. Sa
për pjesën tjetër, kush mund t‘a
mohojë se as ata nuk mund të
shpëtojnë nga influenca e të parvet?
Kemi fakte qi na e provojnë
se s‘kanë mundun të shpëtojnë,
me gjithë kshillat miqsore (!) të
disave. Edhe ata e kanë kuptue
se kombsija e tyne nuk mund të
qëndrojë veçse tue shkue asaj
udhe. Kur âsht puna kështu,
mbas mendimit t‘Uej, pra, populli
shqiptar, në shumicën e tij,
u shërbyeka qëllimevet e deshirevet
t‘Austrís, ashtu? E atëherë deri
Naim e Sami bej Frashri s‘paskan
qênë veçse vegla të lakmivet austrijake
ase të mashtruem prej
atyne veglave, apo jo?
7. "Në qoftë se pranohen këto
gërma, shkrimi e këndimi i Kuranit
do të bâhen të pamundshëm
dhe në këtë mënyrë do të shkonte
në vênd edhe qëllimi i atyne
qi duen të shtrijnë influencën
e vet tue i kthye Shqiptarët të
krishtênë. Ky komb, qi mâ tepër
âsht i dhânë mbas fés se mbas
kombsís, dalkadalë e pa u kujtue
aspak kishte me humbun gjân
mâ të shêjtë e mâ të shtrêjtë qi
ka: fén". Ju e dini mâ mirë se un
qi i ndjyemi Shinasí, për me u
provue kundrështarëvet të vet
se ishte i zoti të shkruente edhe
mbas mënyrës së vjetër, ka hartue
"Barika-i-Zafèr"-in. Athue
keni dashun edhe Ju t‘epni nji
provë me kët‘artikull se dijni
të shkrueni edhe për vulgun?
Ndonse pênda e Juej zakonisht
âsht mësue të shkruej për pjesën
mâ të zgjedhun t‘atyne qi dijnë të
këndojnë. Veçse në këtë rasë a m‘a
epni lejen të pretendoj qi edhe
vulgun mâ fort se me e kënaqun
keni pasë ndër mend t‘a gënjeni?
Kam shpresë se n‘artikullin e dytë
qi premtoni do të keni mirsín t‘a
provoni thesën t‘Uej kaqë të rândsishme
edhe me disa argumenta
të bindshëm.
8. "Nuk duem t‘i shquejmë e t‘i
numrojmë këtu mjetet e intrigat
tjera qi përdorin Austrija dhe
Jezuitnit". Ato mjete e intriga qi
Ju s‘dashkeni t‘i përmêndni në
fletoren t‘Uej na Shqiptarët ka
motmot qi po i këndojmë hollsisht
në gazetën shqipe "Lirija"
qi boton në Selanik Mid‘hat be
Frashri, i bir‘i Abdyl beut. Vetëm
Ju do të mundeni me na ndriçue
se si bâhet qi kjo gazetë gati në
çdo numër të saj të flasë kundra
intrigave t‘Austrís në Shqipní,
kurse, simbas mendimit t‘Uej,
nji fletore shqipe nuk duhet të
jetë veçse nji organ qi u shërben
qëllimevet t‘asaj mbretnije!
9."Çë do të fitojshin vallë
Shqiptarët në qoftë se nji Reshid-
Akif pashë, b.f., do t‘a kufizonte
aktivitetin e tij vetëm në ndonji
vilajet të Shqipnís, sepse âsht
Shqiptar, dhe vilajetet e tjera të
mbretnís t‘a humbshin dobín qi
u vjen nga veprat e gjenishme të
tija? Kurrgjâ! Me sa bota othomane
kishte me u dâmtue... edhe
tepër fort". Po qe se Shqiptarët
kanë vetëm nji Reshid-Akif pashë
a s‘âsht nji deshir krejt i natyrshëm
dhe legjitim qi t‘a kenë atê
në vilajetin othoman të Kosovës
mâ parë se n‘atê të Sivasit? Jo po
në qoftë se burra Shteti shqiptarë
janë mâ se nji si ai, për ç‘arsye
na do t‘u a kursyekemi tepricën
vilajetevet tjera të mbretnís? Për
mendimin t‘em âsht nji parim
shumë i drejtë i shqencës administrative
qi jo veç në Shqipní
por në secilën krahinë të Shtetit
të zgjidhen nënpunës qi dijnë
gjuhën e vêndit, e vetëm kur këta
mos të mjaftojnë të çohen ata qi
s‘e dijnë. Mbasi keni dashun të
kritikoni "Shpalljen", vallë a nuk
paskeni mundun të gjeni asnji
pikë tjetër mâ të dâmshme se
këtë për t‘a bâmë objekt kritike?
Mund t‘Ju siguroj se ajo "shkresë
ngatrrestare" s‘ka gjetun pëlqimin
e Shqiptarvet as nji për mijë.
Veçse ajo pikë qi kritikoni Ju âsht
nji nevojë administrative, mbi të
cilën guxoj t‘i terhjek verén edhe
qeverís.
10. "Le t‘a nxânë Shqiptarët
e t‘a përhapin gjuhën e vet po
deshën. Veç le t‘a dijnë edhe se
në mes të gjuhvet që fliten prej
popujve të ksaj mbretnije ka
asosh qi janë aqë të mbarueme e
të përparueme sa kurrë shqipja
nuk mund të matet me to. Nji
gjuhë parake kurrë nuk mund të
bâhet gjuhë zyrtare. Dhe nji gjuhë
qi s‘âsht e përdorun zyrtarisht,
edhe në qoftë se dikur ka qênë
por mâ vonë e ka humbun atë
funkcjon, ajo âsht e dënueme me
u ndalun e me shkue gjithnji mâ
poshtë". Atbotë qênka për të na
ardhun keq mâ së pari për emnat
e Naim e Sami bej Frashërit qi
qênkan përpjekun kot t‘a ngjallin
nji gjuhë të dënueme me vdekë,
pa qênë të zotnit me e kuptue
kët‘aksjomën t‘Uej, edhe së dyti
për kombin shqiptar qi s‘paska
kurrkênd të zotin me e pamë atë
greminë të mëndershme vdeket
ku qênka tue u rrokullisun për me
i a ngjitun dorën në kohë!
11. "Kur Shqiptarët po e humbasin
kohën tue u mundue me
zgjidhun e ndoshta me e caktue
çâshtjen e gjuhës, nji bir fisnik e
i squet i atij kombi, si Sulejman-
Fehmi beu , mundimeve të të
parve qi na kanë mbledhun e përpilue
rregullat e bukurít letrare të
gjuhës s‘unë po u shton nji vepër
të ré e të shëndoshë me titullin
"Letërsí", nji vepër të kryeme me
dituní e mjeshtrí. Ky fakt âsht
nji nder për Shqiptarët dhe për
Tyrqit nji element qetues". Madje
këtë Shqiptarët e quejnë nji shênj
të mirë edhe për gjuhën e tyne.
Sh. Sami beu, qi me sa shokë
tjerë i vû themelat gjuhës së vet
e me gjithë pengimet e regjimit
despotik shkroi disa vepra n‘atë
gjuhë, po ai Sh.Sami me "Fjalorin
tyrqisht" forcoi themelat e kalbët
qi kishte tyrqishtja para tij dhe la
për tyrqishten e ré nji vepër të
pavdekshme. Bashkëkombtari i
tij Sulejman-Fehmi beu e vazhdoi
e zbukuroi veprën e të parit.
A thue s‘âsht lêja me shpresue
qi ky i fundit ka për të bâmë gjithashtu
edhe për gjuhën e vet?
Nji Shqiptar qi qênka i zoti me u
shtue nji vepër të ré e të shëndoshë
rregullavet e bukurivet letrare
të gjuhës tyrqishte pse mos të
mundet me bâmë gjithaqë edhe
për shqipen e vet?