Lajla Pernaska: "Sfida ime përballë tre kandidatëve meshkuj për PD-në e Tiranës"
«Të trija kandidaturat e tanishme janë të vlerësuara, por nuk trembem». Deputetja e PD-së: “Do të reformoj dhe riorganizoj Degën e PD-së së kryeqytetit
Eljona Ballhysa
Deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Pernaska, është propozuar së fundmi nga seksionet e Zonës Zgjedhore Nr. 38 në Tiranë si kandidate për postin e kryetares së degës së kësaj partie në kryeqytet. Zonja Pernaska, në një intervistë për gazetën «Albania», tregon arsyet që e shtyjnë për të kandiduar për këtë post të rëndësishëm në Partinë Demokratike. Ajo shprehet se nuk i trembet garës për karrierë politike. E pyetur se si i vlerëson kandidaturat e rivalëve të saj për këtë post, atë të Besnik Mustafajt, Gjergj Bojaxhiut dhe Edi Palokës, Pernaska i vlerëson dhe mendon se idetë e reja do të ndikojnë në zhvillimin e një gare me vlera të vërteta. Më tej, Pernaska bën të ditur se filozofinë e saj menaxhuese do ta shpalosë gjatë fushatës që do të zhvillohet për këtë post. Deputetja e PD-së beson se do ta fitojë këtë post pasi gëzon mbështetjen e anëtarëve të PD-së së Tiranës, për shkak edhe të kontributit që ajo ka dhënë ndër vite në këtë parti. Lajla Pernaska, në postin e anëtares së Komisionit të Jashtëm Parlamentar, komenton dhe situatën e fundit politike të krijuar nga miratimi i njëanshëm i ligjit për hapjen e dosjeve. Pernaska mendon se miratimi i këtij ligji ishte i vonuar për Shqipërinë dhe shpreh shqetësimin që opozita nuk e përkrahu këtë ligj.
Zonja Pernaska, si e morët nismën për të kandiduar për postin e kryetarit të Degës së PD-së së Tiranës? Vendimi u mor nga ju, apo jeni propozuar nga strukturat?
Është nisma dhe vullneti i seksioneve të PD-së, më së pari të Zonës Elektorale Nr. 38, në Tirane, (që është dhe lagjja ku familja jonë është vendosur që prej pesë brezash tashmë) dhe që më nxorri fituese në garën e vitit 2005, duke më dhënë një mbështetje mjaft të madhe. Por janë dhe një sërë seksionesh të tjera të PD-së, nga zona të ndryshme të kryeqytetit, që mbështesin kandidaturën time. Por nga ana ime besoj se ky propozim nuk ka ardhur në mënyrë të rastësishme. Është i lidhur me një kontribut të hershëm timin pranë PD-së dhe me marrëdhëniet intensive që unë kam pasur në vite me aktivistë, dashamirës, mbështetës të PD-së në tërësi dhe të strukturave të saj në veçanti. Që në fillim të lëvizjes për demokraci, familja ime është bërë pjesë e saj duke mbështetur studentët, si dhe duke krijuar njësitë e para të PD-së në lagje. Personalisht jam angazhuar në PD që në vitin 1995 (pasi jam kthyer nga studimet në Francë), si me aktivitetin partiak, edhe në Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Gruas-LDGSH. Ndërsa në periudhën 1999-2002 u zgjodha drejtuese e Departamentit të Çështjeve Sociale të PD-së. Ndërkohë që kam qenë mbështetëse apo pjesë e shtabeve elektorale në fushatat e PD-së, si të përgjithshme dhe lokale, që nga viti 1996 e në vazhdim. Edhe gjatë kësaj periudhe që jemi maxhorancë qeverisëse, kam mbështetur drejtpërdrejt fushatat elektorale, si atë lokale të vitit 2007, për disa njësi të Tiranës apo fushatën e pjesshme legjislative. Gjithashtu, gjatë këtij mandati, jam përpjekur vazhdimisht të përmbush detyrën time si politike edhe ligjvënëse. Besoj se aktivistët e bazës janë mjaft të ndjeshëm ndaj marrëdhënies së drejtpërdrejtë me ta. Është vlerësimi dhe besimi i tyre që mbështesin kandidimin tim në këtë garë për kreun e PD-së së Tiranës.
A keni biseduar me kryeministrin Berisha për këtë vendim dhe cila ka qenë përgjigjja e tij?
Deri në këtë fazë ku jemi, propozimet kanë ardhur nga seksionet në bazë, madje ende vazhdojnë, pasi procesi nuk është mbyllur. Sigurisht unë do të respektoj vullnetin e të gjitha strukturave të PD-së në të gjitha nivelet, ku fjalën e fundit e thotë Kryesia qendrore e partisë. Procesi i garës është i hapur, ndryshe nga ç’mund të jetë paragjykuar shpesh herë më parë se emrat rekomandohen nga lart.
Duke patur parasysh se Dega e PD-së së Tiranës ka qenë pothuajse inekzistente për gati 4 vitet e PD-së në pushtet, çfarë synoni të ndryshoni ju?
Tashmë PD-ja është një forcë politike që ka realizuar një performancë qeverisëse mjaft pozitive. Vendi është në një stad më të avancuar të zhvillimeve të tij. Po kështu edhe PD-ja në organizimin dhe performancën e saj si forcë madhore është në një stad tjetër. Në ecurinë e punës ka gjithmonë nevojë për reformime, rifreskime, sfida të reja për t’u kapërcyer. Ka majft gjëra që do të rishikohen në mënyrën e menaxhimit dhe organizimit të partisë. Edhe unë kam filozofinë time menaxhuese për të shpalosur përgjatë kësaj gare.
Çfarë do të thotë për ju të drejtosh degën më të madhe të PD-së?
Përgjegjësi më e madhe, përkushtim më i madh, punë më shumë. PD-ja e Tiranës është aorta apo boshti themelor i PD-së. Dhe kjo përbën një arsye serioze për të vlerësuar më së miri këtë proces riorganizimi që ka nisur.
Si i shikoni rivalët tuaj për këtë post? Deri tani për këtë post kanë kristalizuar kandidaturat e Besnik Mustafajit, Gjergji Bojaxhiut dhe Edi Palokës.
Me vlerat, kontributet dhe individualitetin e tyre. Me z. Mustafaj dhe me z. Paloka njihemi prej vitesh, kemi punuar e bashkëpunuar mjaft. Me z. Bojaxhiu kam një njohje të kohëve të fundit dhe të kufizuar, por vlerësoj realisht punën e tij në drejtimin e KESH-it. Mendoj se janë figura të respektuara dhe dinjitoze dhe kjo i jep më shumë vlerë kësaj gare.
Prej kujt "trembeni” më shumë?
“Trembja” për mua nuk ka lidhje me garën, ku secili shpalos vlerat dhe kapacitetet përkatëse. Nga ana tjetër, edhe vetë gara është pjesë e karrierës politike. Dua të jem konfidenciale në këtë përgjigje se nuk jam tip që frikësohem, veçanërisht nga garat apo dhe përballja me sfidat. Ajo që është e rëndësishme është që gara të ketë parametra dhe standarde të qarta. Sigurisht prej saj vetëm njëri del fitues. Dhe këtë e vendos vullneti i lirë i delegatëve të Tiranës, i shprehur me votën e tyre në Kuvendin e Partisë.
Ju jeni edhe anëtare e Komisionit të Jashtëm Parlamentar. Si e tillë, si e shikoni situatën aktuale politike, ku i gjithë faktori ndërkombëtar ka dalë kundër miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve?
Vetë ecuria e miratimit të një ligji të tillë është me ecje-ngecjet e tij në periudhën tonë post-komuniste. Për mua duhet të ishte mbyllur tashmë ky kapitull i së kaluarës sonë mjaft të hidhur, me një nga diktaturat me të egra që ka njohur periudha e pas Luftës së Dytë Botërore. Është për të ardhur keq që opozita nuk arriti të dalë mbi veten për të dhënë konsensusin për një ligj të tillë. Në dy vitet e fundit pati mjaft sorollatje e zvarritje me draftet që u hodhën në diskutim jo vetëm nga PD-ja, por edhe nga PS-ja. Është e vërtetë që ne si vend ish-komunist jemi të vonuar në mbylljen e procesit të lustrimit, gati për 20 vjet pas rënies së diktaturës, por kjo është arsye e fortë për të shpejtuar dhe jo për t’u ndalur ky proces. Ligji që sapo miratuam besoj se do të ketë transparencë në zbatimin e tij. Nga ana tjetër, edhe faktori ndërkombëtar mbetet një aleat mjaft i rëndësishëm në rrugën tonë të zhvillimit dhe demokratizimit.
A mendoni se qëndrimi i PD-së dhe i qeverisë kundër sugjerimeve të ndërkombëtarëve për këtë ligj do të sjellë kosto për Shqipërinë?
Shqipëria është futur në një rrugë të pakthyeshme zhvillimi dhe integrimi. Ne po hedhim hapa të rëndësishëm në anëtarësimin tonë më së pari në NATO, por edhe në rrugën drejt familjes europiane, pra të BE-së. Ky është një proces zhvillimi, që ka dhe vështirësitë e tij, por që është i pandalshëm. Vetë procesi i integrimit i forcon më tej aleancat dhe bashkëpunimin me të gjithë partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë.
26 Dhjetor 2008