Ministria e Drejtesise, kriteret e reja per karrieren e gjyqtareve
Ministria e Drejtësisë bën gati projektin me sistem pikëzimi për vendet vakante. Shembujt se si do të vlerësohen gjyqtarët në rastin kur duan të bëjnë karrierë
Laureta Rryçi
Ministra e Drejtësisë bën gati rregulloren e re për vlerësimin e gjyqtarëve. Specialistët e këtij dikasteri kanë gjykuar se togat e zeza, në rastet kur duan të kandidojnë për vendet vakante, duhet t’i nënshtrohen një sistemi pikëzimi. Ky sistem do të bëjë diferencën e parë mes kandidatëve më të mirë për vendet bosh në dy shkallët e Gjyqësorit. Sipas ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, kjo rregullore do të rregullojë përfundimisht dhe do të bëjë të mundur zbatimin e garancive ligjore për karrierën dhe promovimin e gjyqtarëve. Megjithatë, ky projektvendim është zbardhur duke u dhënë mundësi gjyqtarëve për të dhënë versionet e tyre për pikat që kanë kundërshti. Ministri i Drejtësisë kërkoi përfshirjen në rendin e ditës të mbledhjes së dy ditëve më parë të KLD-së, për shqyrtimi e aktit nënligjor për përcaktimin e sistemit të pikëzimit për t’u përdorur në procedurën e promovimit të gjyqtarëve, në rastin e emërimit të gjyqtarëve në gjykatat më të larta, e përkatësisht në Gjykatën e Apelit dhe atë të Apelit për Krime të Rënda. Ministri ka shpjeguar se është detyrimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për miratimin e një akti të tillë. Sipas tij, ky akt është shumë i rëndësishëm sepse përcakton kriteret bazë dhe procedurën përkatëse të vlerësimit të gjyqtarëve në rastin e kërkesës për promovim dhe rritje në karrierën e tyre. Nga ana e ministrit të Drejtësisë u depozitua projektvendimi përkatës, për të cilin u vendos se do të shqyrtohet dhe miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit.
Sistemi i ri
Komisioni i posaçëm i shqyrtimit të kandidatëve bën renditjen e pikëve të kandidatëve që kandidojnë për plotësimin e vendeve vakante në gjykata dhe mbështetet në sistemin e pikëzimit, i cili bazohet në disa kritere sipas rregullores së re. Specialistët kanë gjykuar se kritere duhet të jenë: Vjetërsia në profesion; rezultatet e punës në vijimësi; veprimtaria shkencore e akademike. Kriteri i vjetërsisë në profesion përbëhet nga 3 komponentë: numri i viteve në profesion; lloji i gjykatës në të cilën kandidati ka ushtruar detyrën dhe mbi bazën e së cilës do të llogaritet vjetërsia; lloji i statusit që ka mbajtur kandidati gjatë viteve të vjetërsisë në punë. Numri maksimal i pikëve të dhëna sipas këtij kriteri është 35 dhe ndahet sipas komponentëve: Për numrin e viteve ka 15 pikë, për llojin e gjykatës ka 15 pikë dhe për llojin e statusit ka 10 pikë. Llogaritja e pikëve sipas komponentëve të këtij kriteri bëhet sipas procedurave të mëposhtme. Kriteri i rezultateve të punës në vijimësi përbëhet nga 3 komponentë: sasior, cilësor dhe kohor. Të dhënat mbi rezultatet e punës në vijimësi nxirren nga lista e përhershme e renditjes së gjyqtarëve, e cila përditësohet çdo gjashtë muaj. Numri maksimal i pikëve të dhëna sipas këtij kriteri është 45 dhe ndahet sipas komponentëve: për sasiorin 15 pikë, për cilësorin 25 pikë dhe komponenti kohor me 5 pikë. Llogaritja e pikëve sipas komponentëve të këtij kriteri bëhet në përputhje me tabelën e paraqitur në Aneksin B, bashkëlidhur këtij vendimi. Rezultatet e punës në vijimësi llogariten minimalisht mbi bazën e vlerësimeve të 5-7 vitet e fundit. Përjashtimisht ky rregull nuk është i zbatueshëm deri në kohën e kryerjes së dy vlerësimeve të aftësive profesionale nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Deri në përfundimin e procedurës së vlerësimit nga Këshilli, të dhënat mbi rezultatet e punës në vijimësi do të përllogariten sipas Aneksit B, bashkëlidhur këtij vendimi.
Veprimtaria shkencore
Kriteri i veprimtarisë shkencore e akademike përbëhet nga tre komponentë: 1. Titulli shkencor (master, magjistrat dhe doktor shkencash); 2. Botimet Shkencore a) Lloji i botimit b) Tema e botimit c) Tirazhi i botimit. 3. Pjesëmarrja në seminaret trajnuese të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës. Të dhënat mbi veprimtarinë shkencore dhe akademike të kandidatëve mbahen në listën e përhershme të renditjes së gjyqtarëve.
Numri maksimal i pikëve të dhëna sipas këtij kriteri është 20: komponenti (1) ka 12 pikë, komponenti (2) ka 5 pikë dhe komponenti (3) ka 3 pikë. Llogaritja sipas këtij kriteri
bëhet: Për veprimtarinë shkencore e akademike për titullin shkencor ka gjithsej 12 pikë. Gjyqtari që ka titullin “Master i nivelit të dytë në Shkencat Juridike” ose titull i barasvlershëm me të jashtë shtetit, i njehsuar nga Ministria e Arsimit, përfiton 5 pikë. Gjyqtari që ka titullin “Magjistrat” nga Shkolla e Magjistraturës përfiton 10 pikë. Gjyqtari që ka titullin “Doktor i Shkencave Juridike” përfiton 12 pikë. Gjithsesi, në çdo rast, gjyqtari nuk përfiton më tepër se 15 pikë për këtë komponent. Botimet shkencore kanë gjithsej 5 pikë. Për çdo botim të llojit artikull kandidati përfiton 0.5 pikë. Kur kandidati ka më tepër se 10 artikuj, pikët maksimale që i shtohen janë 5. Për çdo botim të llojit libër kandidatit i shtohen 1.5 pikë. Kur kandidati ka botuar më shumë se 3 libra, pikët maksimale që i shtohen janë 10. Kur kandidati paraqet botimet në libër dhe artikuj, atij i shtohen shuma e pikëve të përftuara sipas botimeve të paraqitura por në çdo rast jo më tepër se 5 pikë. Për çdo ribotim librit të paraqitur nga kandidati, kandidatit i shtohet 1 pikë. Pas 3 ribotimeve, kandidatit i shtohen jo më tepër se 2.5 pikë. Pjesëmarrja në seminaret trajnuese të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës gjyqtari vlerësohet për pjesëmarrje në seminaret e ndjekura prej tij në vitin e fundit të momentit që paraqet kërkesën për kandidim. Për pjesëmarrje në seminaret e organizuara në Shkollën e Magjistraturës kur kandidati është thirrur dhe ka ndjekur seminarin rregullisht, kandidatit i shtohet 0.5 pikë. Pas 5 seminareve, kandidatit i shtohen jo më tepër se 3 pikë. Për të provuar nivelin e përmbushjes së komponentëve dhe kritereve të përcaktuara në këtë sistem, kandidati mund të paraqesë së bashku me kërkesën për kandidim, vërtetime të lëshuara sipas rastit nga kryetari i gjykatës ose kancelari i gjykatës. Rregullat e vendosura në këtë vendim për sistemin e pikëzimit nuk zbatohen për kandidatët që emërohen për herë të parë nga Shkolla e Magjistraturës, për të cilët veprohet sipas procedurës së parashikuar në ligjin e veçantë.
Pikët e komponentëve të vjetërsisë në profesion
Numri i viteve në profesion ka gjithsej 15 pikë.
Për çdo vit pune në gjykatë, kandidatit i shtohet një pikë. Kandidatët që kanë mbi 15 vjet punë, përfitojnë 15 pikë. Lloji i gjykatës ka gjithsej 10 pikë. Në rastet kur gjyqtari kandidon për një gjykatë të specializuar, përfiton një pikë për çdo vit pune si gjyqtar në seksionin/gjykatën me të njëjtën kompetencë lëndore me vendin vakant që kandidon. Lloji i statusit ka gjithsej 10 pikë. Për çdo vit vjetërsie pune me statusin “gjyqtar”, kandidatit i shtohet një pikë. Kandidatët që kanë mbi 10 vjet në statusin e “gjyqtarit” nuk përfitojnë më shumë se 10 pikë. Për çdo vit vjetërsie punë me statusin “ndihmësgjyqtar”, kandidatit i shtohet gjysmë pike (1/2). Gjithsesi në çdo rast, kandidati nuk përfiton më tepër se 10 pikë për këtë komponent edhe nëse shuma aritmetike është më e lartë se 10.
Shembull 1
Në rast se gjyqtari kandidon për në Gjykatën e Krimeve të Rënda, atëherë ai përfiton një pikë për çdo vit pune si gjyqtar në seksionin penal. Kandidatët që kanë mbi 10 vjet punë, sipas këtij komponenti, përfitojnë 10 pikë për këtë komponent. Në rastet kur gjyqtari kandidon për vende vakante në Gjykatën e Apelit Civil, përfiton një pikë për çdo vit pune si gjyqtar që ka gjykuar në të dyja procedurat civile dhe penale. Kandidatët që kanë mbi 10 vjet punë sipas këtij komponenti, përfitojnë 10 pikë për këtë komponent. Në çdo rast kandidimi gjyqtari përfiton një pikë për çdo vit pune si gjyqtar në një gjykatë më të lartë se vendi vakant që kandidon. Gjyqtari përfiton një pikë për çdo vit
pune si gjyqtar në një gjykatë të barabartë ose më të lartë se vendi vakant që kandidon në rastet e kandidimit për vende vakante në gjykatat e shkallës së dytë.
Shembull 2
Në rast se gjyqtari kandidon për në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe gjatë karrierës së tij, ka punuar 3 vjet si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, ai përfiton 3 pikë. Kandidatët që kanë mbi 10 vjet punë sipas secilit prej nënkomponentëve, përfitojnë 10 pikë për këtë komponent. Gjithsesi, në çdo rast, kandidati nuk mund të marrë më tepër se 10 pikë për këtë komponent.
Pikët e komponentëve të vijimësisë në punë
Në formular duhet të pasqyrohen në kolona për çdo gjyqtar:
a- viti kalendarik i rezultateve të punës;
b- numri i çështjeve civile dhe penale të gjykuara prej tij si gjyqtar i vetëm apo si anëtar, duke përcaktuar ndarjen në kërkesa dhe padi për çështjet civile dhe duke përcaktuar masën e dënimit deri në 7 vjet dhe mbi 7 vjet si ndarje për çështjet
penale;
c- numri i çështjeve të gjykuara në total dhe numri i vendimeve për të cilat është vendosur lënie në fuqi, mospranim ankimi ose nuk është bërë ankim;
d- afati i gjykimit një, tre dhe gjashtë muaj për gjykimin e të gjitha çështjeve.
Vlerësimi në pikë
Vlerësimi profesional në këtë rast do të bëhet në përputhje me vlerësimin e përmbushjes së standardeve orientuese si më poshtë:
1. Komponenti sasior ka gjithsej 15 pikë.
Vlerësimi në pikë lidhur me aspektin sasior do të jetë krahasues në raport me gjyqtarët konkurrues duke i dhënë vlerësimin maksimal, (15) pikë atij që renditet i pari në listë.
2. Komponenti cilësor ka gjithsej 25 pikë.
Vlerësimi në pikë lidhur me aspektin cilësor do të jetë krahasues në raport me gjyqtarët konkurrues, duke i dhënë (25) pikët maksimale gjyqtarit të cilit i janë lënë të gjitha vendimet në fuqi, ndërsa në listë do të kemi rend zbritës ku do të renditen gjyqtarët duke zbatuar rregullin e thjeshtë të treshit .
3. Komponenti kohor i veprimtarisë gjyqësore ka gjithsej 5 pikë.
Vlerësimi në pikë lidhur me aspektin kohor do të jetë krahasues në raport me gjyqtarët konkurrues, duke i dhënë (5) pikë gjyqtarit që ka gjykuar 70% të çështjeve brenda afatit të përcaktuar më lart, ndërsa do të kemi listën në rend zbritës për gjyqtarët e tjerë duke zbatuar formulën e mësipërme.
Shembull:
Aspekti sasior – Gjyqtari që ka gjykuar më shumë padi renditet i pari në listë dhe merr maksimumin e pikëve, 4.
Gjyqtari A (X çështje) – 4 pikë
Gjyqtari B (Z çështje) – Y (pikë) Formula: Y= Zx4
X
26 Dhjetor 2008