Kastriot Islami:"Figura te shquara te PS mbeshtesin qendrimet antieuropiane te Rames" Qamil Xhani
Deputeti i Partise Socialiste, Kastriot Islami, ka shprehur kritika te forta ndaj modelit te ndjekur nga partia me e madhe ne opozite. Ne takimin e zhvilluar dje, per "Modernizmin e partive politike", Islami ka theksuar se eshte e papranueshme qe njerez qe kane themeluar dhe e kane bere PS-ne nje nga partite me moderne, sot mbeshtesin politikat antieuropiane te drejtuesit te PS-se, Edi Rama. "Njerez qe kane krijuar dhe kane luftuar per modernizimin e Partise Socialiste dhe e kane bere ate pjese te internacionales socialiste, arrijne deri sa te mbeshtesin bojkotin. Figura te shquara te Partise Socialiste mbeshtesin qendrime antieuropiane. Nuk ka ndodhur ne historine e PS-se qe kjo force politike te refuzoje kerkesen e Sekretarit te Departamentit te Shtetit per votimin e nje ligji, sic ishte ai i Administratives",- tha dje Islami. Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore, duke permendur nje prej studimeve te analistit Janush Bugajskit, ka theksuar se keto probleme ne politike vijne si pasoje e klientelizmit dhe korrupsionit politik. Islami ka permendur dhe faktin se klima e krijuar ne Partine Socialiste, ka larguar nje sere figurash te rendesishme. "Pse eshte perjashtuar Musa Ulqini, pse nuk eshte me Edlira Haxhiymeri, Saemira Pino, etj. Pergjigjen shoket tane: jo, jane aty. Sepse dikush i ka instruktuar: mos i hiqni, por lerini aty qe te largohen dalengadale dhe ndodh ajo qe i ndodhi Musa Ulqni, qe 34 dite para dates se zgjedhjeve i thane qe nuk je me",- tha Islami. Deputeti i PS-se ka theksuar se eshte e nevojshme qe Partia Socialiste te funksionoje mbi baza parimore. Ai u shpreh: "Politika nuk mund te bazohet te mediokriteti dhe klientelizmi politik. Na duhen njerez qe argumentojne dhe qe kane ide dhe parime. Jo te rinj qe kryetari iu jep nga nje vend pune ne parti dhe ata rrine dhe nuk flasin". Deputeti i Partise Socialiste ka theksuar se Partia Socialiste duhet te udhehiqet nga parimet dhe jo nga interesat e momentit te politikes. Ai ka theksuar se mungesa e demokracise dhe e vendimmarrjes ne forume eshte nje problem qe po shqeteson gjithnje e me teper Partine Socialiste. Deputeti Islami ka theksuar se nisma e Malajt per modernizimin e partive politike dhe te Partise Socialiste, u jep pergjigje nje sere problemeve qe shqetesojne sot gjithe politiken shqiptare. Ai u shpreh se reformimi dhe ndryshimi i modeleve duhet te ndodhe sa me pare, per te siguruar nje fitore ne zgjedhjet e ardhshme.