Kastrioti dorëzohet në Krujë përballë Tiranës
Në kuadër të javës së 16-të të kampionatit u luajt dje në Krujë takimi midis Kastriotit e Tiranës, që u mbyll me fitoren e kryeqytetasve 0-1. Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi 19-vjeçar i Tiranës, Blert Hajdari, që i dha tri pikë të çmuara skuadrës së tij. Pjesa e parë ishte më e mirë për miqtë nga kryeqyteti, që rrezikuan jo pak herë me Abilaliajn, Memellin, Mukën, Sefën e Muzakën, ndërsa dyshja sulmuese vendase Abazaj-Pema nuk arritën të koordinohen dhe të krijojnë rrezikshmëri. Fatet e ndeshjes u përcaktuan në pjesën e dytë, ku trajneri i Tiranës Alban Tafaj kryen që në minutat e para të tre zëvendësimet, të cilat rezultuan efikase. Në minutën e 68-të, pas një krosimi nga këndi, sulmuesi Hajdari zhytet dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë. Pas këtij avantazhi bardheblutë vihen në menaxhim të fitores, ndërsa krutanët, edhe pse u përpoqën deri në momentin e fundit, nuk ia dolën mbanë të barazonin. Në fund të ndeshjes ndodh dhe një episod i pakëndshëm, ku një nga telantet krutane dhe të futbollit tonë, Olsi Gocaj, godet keqas me shqelm Memellin, duke rrezikuar t'i thyejë këmbën. Arbitri Albano Janku e nxjerr Gocajn me të kuqe, teksa në fund Tirana i gëzohet një tjetër trepikëshi të rëndësishëm, që për momentin e ka ngjitur në vendin e dytë në renditje me 29 pikë, kundrejt 41 të Dinamos së vendit të parë.VllazniaBekim Bala, sulmuesi i talentuar shkodran, i siguroi një pikë të çmuar Vllaznisë në barazimin 2-2 kundër Flamurtarit, në një ndeshje ku vlonjatët udhëhiqnin 1-2 deri në minutën e 88-të. Mesfushori Ilir Nallbani kaloi në avantazh Vllazninë në minutën e 57-të (goli i dytë sezonal i kosovarit), por Flamurtari vendosi ekuilibrat me anë të 21-vjeçarit Hair Zeqiri në minutën e 63-të. Ishte sërish autori i golit që i dha Kupën e Shqipërisë vlonjatëve në fitoren 2-1 kundër Tiranës, ai që në minutën e 77-të i dha avantazhin e përkohshëm Flamurtarit, përpara se Bekim Bala të vuloste barazimin final 2-2 në minutën e 88-të. Për lojtarin 18-vjeçar ky ishte goli i 6-të sezonal, duke u shndërruar në një lider absolut te Vllaznia, parë dhe faktin se kapiteni Vioresin Sinani u zëvendësua nga trajneri Roland Luçi. ApoloniaSulmuesi Sead Hadjibuliç shënoi një eurogol nga goditja e lirë për fierakët në minutën e 40-të, goli i pestë sezonal i boshnjakut 26-vjeçar, një prej futbollistëve më cilësorë të Apolonisë. Skënderbeu barazoi me anë të kapitenit Bledi Shkëmbi, i cili goditi saktë nga pika e bardhë në minutën e 58-të. Goli i dytë sezonal i ish-lojtarit të Partizanit, pas atij në fitoren 4-1 kundër Gramozit në fazën e parë. Një pikë e çmuar për trajnerin Gerti Haxhiu, i cili doli i pa mundur nga ish-skuadra e tij. Ky ishte barazimi i katërt sezonal i Apolonisë dhe i treti me rezultatin 1-1, pas atyre me Vllazninë dhe Flamurtarin. Skënderbeu nga ana e tij regjistroi barazimin e tretë në transfertë dhe të gjashtin sezonal, duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve (sërish vendi i 11-të).RENDITJARENDITJA N F B H G+ G- P 1 DINAMO 16 13 2 1 31 13 412 TIRANA 17 8 5 4 20 13 293 BESA 15 7 6 2 14 7 274 APOLONIA 17 7 4 6 25 22 255 TEUTA 16 7 1 8 17 22 226 SHKUMBIN 16 6 3 7 19 18 217 LAçI 16 5 5 6 15 16 208 KASTRIOT 17 5 4 8 16 19 199 VLLAZNIA 17 5 4 8 16 22 1910 SKENDER 16 3 6 7 17 21 1511 FLAMURTA 17 3 6 8 13 21 1512 GRAMOZI 16 3 6 7 11 20 15