E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokedhima: “Klanet neper skuadra, nje dukuri qe duhet ç'rrenjosur”

Apolonia, futbollistet titullare bojkotojne ndeshjen e sotme me Flamurtarin qe vazhdon të luhet (pjesa e parë 0-1, gol i Nenaj për Flamurtarin). Fieraket po luajnë në fushe me lojtare te rinj. Presidenti i klubit Apolonia, Koco Kokedhima dha këtë deklaratë në Radio +2: "Klanet neper skuadra, nje dukuri qe duhet c'rrenjosur. E denoj veprimin e ketyre futbollisteve, pasi apolonia nuk ka asnje borxh kundrejt asnjerit jane investuar plot 650 milione leke deri tani, 150 Bashkia e Fierit, 500 une. Keto jane veprime te atyre qe jane mesuar te shkelin rregullat. Ish-zyrtare te larguar nga klubi i Apolonise kane ndikuar ne kete skenar te ndertuar pas shpines sone, - thote Kokedhima. "U eshte bere presion lojtareve, jane kercenuar nga njerez edhe jashte klubit. jane 4 futbolliste qe nuk do te jene me pjese e Apolonise. Ne do te marrim masa shperblimet dhe pagesat, ne perpjestim me rezultatet. nuk mund te vazhdosh te humbasesh dhe te pretendosh se duhet paguar si me te miret. Kam biseduar me kapitenin Kule, por ai s'me ka dhene arsye, ose ato qe kerkohen jane absurde", perfundon deklarata e presidentit te Apolonise ne Radio +2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›