E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi në familje, burri ther me thikë gruan në Tiranë

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në Tiranë.

Një burrë ka therur me thikë gruan e tij, e cila më pas ka gjetur vdekjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkozë, ku Haki Korreshi ka vrarë gruan e vet, Servete Korreshi.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar autorin e krimit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për arsye xhelozie.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›