E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katalonja gdhihet në festë, tifozët të sigurt për fitoren

ANGLI- E gjithë krahina e Katalonjës është zgjuar me një atmosferë festive ditën e sotme, teksa tifozët, mediat dhe politikanët presin finalen e Ligës së Kampioneve me Mançester Junajtid. Finalja e “Uemblit” ishte edhe kryefjala e të gjitha gazetave ditën e shtunë, madje edhe atyre të Madridit.

“Presim të katërtën”, ishte titulli i të përditshmes madrileen Marca. Ndërsa Sport shkruan në gjuhën katalanase: “Do ta fitojmë edhe këtë”. “Bitëllsat e Barcelonës”, shkruante e përditshmja katalanase “El Periodico” në faqet e brendshme, ndësa me të madhe titullonte: Stacioni Uembli. Barcelona do të kërkojë sot në mbrëmje Ligën e katër të kampioneve dhe besimi është i madh në të gjithë Katalonjën. Mbi 200 fluturime janë regjistruar në dy ditët e fundit drejt Londrës, me qëllim ndjekjen e finales së madje.

“Do të jetë një ndeshje emocionuese, - thotë një tifoz. – Mezi po presim të shohim rezultatin, por mendoj se të gjithë e dimë si do të ndodhë. Barça do të fitojë”, tha ai. “Jemi optimistë, me skuadrën që kemi e dimë se mund të fitojmë”, thotë një tjetër. Në rast se Barcelona do të fitojë, rrugët e kryeqendrës së Katalonjës priten të mbushen me mijëra njerëz që do të festojnë trofeun e katërt në histori. E ndërkohë edhe rrugët e Londrës janë mbushur me mijëra njerëz, në pritje të finales së sotme. Tifozë të Barcelonës e Mançesterit kanë festuar shpesh edhe së bashku për këtë takim.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›