E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Kthimi i pronave pa dallim etnie

Prishtinë - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e komunave të Kosovës, në të cilin ka diskutuar mbështetjen aktive për realizimin e procesit të kthimit për të gjithë qytetarëve të Kosovës në shtëpitë dhe në pronat e veta, nga ana e autoritete komunale në Kosovë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka investuar shumë deri tani, dhe do të vazhdojë të investojë për kthimin e të gjithë qytetarëve të vetë në pronat dhe shtëpitë e tyre”, ka thënë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Duke respektuar të drejtën e kthimit dhe disponimit me pronën e vet të qytetarëve, Qeveria e Republikës së Kosovës riafirmon perspektivën e qartë të vendit tonë për të qenë pjesë e integrimit në strukturat euroatlantike të NATO-së dhe të Bashkimit Evropian, ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi, duke shtuar se e drejta e kthimit është një e drejtë themelore e të gjithëve, pa dallim etnie, dhe ky proces nuk duhet të politizohet.

Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të angazhohen dhe të bashkëpunojnë me të gjitha strukturat vendore dhe ndërkombëtare për të mundësuar realizimin e plotë të procesit të kthimit të qytetarëve të Kosovës në shtypit dhe pronat e veta kudo në Kosovë. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, ka përkrahur apelin e kryeministrit Thaçi dhe ka shprehur zotimin e kryetarëve të komunave për të realizuar këtë proces të drejtë dhe humanitarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›