E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shfaqet premiera e filmit "Rescue in Albania"

“Rescue in Albania” eshte titulli i filmit te regjisorit shqiptaro amerikan Alush Gashi, i cili eshte projektuar premiere dje ne mbremje ne kinemane e Akademise Marubi me rastin e dites se Holokaustit. Premiera ishte organizuar nga Akademia e filmit Marubi ne bashkepunim me  konsullaten e nderit e shtetit te Izraelit, si dhe Oborri Mbreteror Shqipetar. Filmi i fokuson ngjarjet ne shpetimin e hebrenjeve ne Shqiperi pikerisht ne kohen e mbreterimit te Ahmet Zogut kur shume hebrenj iu dha shtetesia shqiptare me emra myslimane per ti shpetuar makinerise se eger hitleriane.

Nder keta emra te medhenj te shkences boterore si Albert Ainshtain
mendohet se ka shpetuar pikerisht nga ky rreng qe perdori shteti
shqiptar. Nderkaq ditet e holokaustit jane perkujtuar edhe ne Muzeun
Hebraik te Bolonjes me nje ekspozite me  foto dhe dëshmi të mbledhura
nga fotografi Hebreo-amerikan, z.Norman Gershman, që për pesë vjet
udhëtoi nëpër Shqipëri duke grumbulluar materiale të rëndësishme që kanë
të bëjnë me shpëtimin e hebrenjëve, dëshmi të dokumentuara mes
fotografive të dëshmitarëve dhe njerëzve të shpëtuar.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›