E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore, Apolonia - Dinamo 2-1

www.albania-sport.com - Apolonia triumfoi 2-1 ndaj Dinamos në “Loni Papuçiu”, ndërkohë që kampionët ende të pashpallur të Superligës pësuan humbjen e tretë rresht dhe nuk fitojnë prej pesë javësh, duke shtyrë edhe për një javë fitimin matenatikor të titullit të 18-të.

Pa trajnerin Shkëlqim Muça në bankinë, Dinamo shënoi e para me Fatjon Sefën (43’), që rikthehej te goli qysh nga 16 dhjetori i vitit 2009 (në ndeshjen kundër Vllaznisë).

Sulmuesi Mlladen Bërkiç ishte heroi i fitores së 9-të sezonale të Apolonisë, pasi serbi (tashmë në kuotën e 13 golave) realizoi një dopjetë në minutat 54’ dhe 84’.

Tri pikët e marra nga fierakët (34 pikë) spostuan Kastriotin, Skëndërbeun e Gramozin në tri vendet e fundit.

Tashmë, Dinamo pritet ta festojë në “Qemal Stafa” titullin kampion, ku blutë do të presin Teutën dhe u mjafton barazimi.

Kjo ishte fitorja e 13-të e Apolonisë në 61 ndeshje historike me Dinamon (35 fitore).


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 17 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›