Kategoria Superiore, Teuta – Besa 3-2

www.albania-sport.com - Teuta arriti një fitore të çmuar ndaj Besës me një rezultat të “ngjeshur” 3-2, por me të veçantë se të pesë golat u shënuan në pjesën e dytë. Dy formacionet kishin shumë mungesa titullarësh. Talenti më i ri i kavajasve, Ariel Shtini shënoi në minutën e 57-të, por gëzimi i ligjshëm i trajnerit të Besës, Shpëtim Duro, zgjati vetëm pak sekonda, pasi Bledar Hodo i Teutës barazoi me penallti në minutën e 58-të. Ishte sërish 25-vjeçari Hodo që realizoi golin 2-1 të takimit në minutën e 60-të, duke u ngjitur në kuotën e pesë golave sezonalë. Vilfor Hysa i çoi shifrat në 3-1 në minutën e 72-të (goli i tij i gjashtë sezonal) dhe tri minuta më pas, goleadori Daniel Xhafaj vulosi shifrat në 3-2. Për sulmuesin vlonjat të Besës ky ishte goli i tij i 13-të, po aq sa Elis Bakaj (Dinamo) dhe Mladen Bërkiç (Apolonia). Teuta (35 pikë) doli nga zona e plejofit, duke lënë pas Apoloninë (34) Skënderbeun (33), Kastriotin (33) dhe Gramozin (22)
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 17 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili