Kategoria Superiore, Flamurtari -Kastrioti 3-0

www.albania-sport.com - Flamurtari shkatërroi 3-0 Kastriotin (me dhjetë lojtarë), një rival direkt në luftën për mbijetësë, duke e çuar në pesë serinë e fitoreve rresht. Talenti Ledion Liçaj çeli serinë e golave në minutën e 24-t, përpara se Ylli Shameti i Kastriotit të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 62-të. Stafi i Kastriotit protestoi ashpër për golin e vlonjatëve. Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar dhe i Flamurtarit në këtë edicion, Migen Memelli realizoi një dygolësh (75’ dhe 86’), duke fiksuar shifrat në 3-0. Ish-sulmuesi i Tiranës u ngjit në kuotën e 10 golave, po aq sa Nora i Laçit, por tri gola më pak se Elis Bakaj (Dinamo), Mladen Bërkiç (Apolonia) dhe Daniel Xhafaj (Besa). Flamurtari u ngjit në kuotën e 39 pikëve, tani në vendin e gjashtë, po aq sa Shkumbini, por me golaverazh më të mirë se peqinasit.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 17 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili