Kategoria Superiore, Shkumbini -Tirana 0-1

www.albania-sport.com - Tirana mposhti 1-0 Shkumbinin në Peqin, në ndeshjen e zhvilluar pa shikues, teksa 24-herë kampionët e Shqipërisë, jo vetëm kapën vendin e dytë e vonuan festën “titull” të Dinamos, por dhe regjistruan fitoren e tretë rresht nën drejtimin e Sulejman Starovës. Kapiteni Devi Mukaj shënoi në minutën e 15-të golin e fitores së çmuar të Tiranës (goli i tij i dytë sezonal), ndërkohë që sulmuesi i Shkumbinit, Endri Bakiu, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në mintuën e 81-të përballë veteranit Blendi Nallbani. Tirana u ngjit vendin e dytë në kuotën e 44 pikëve, një më shumë se Besa (43). Kjo ishte fitorja e 31-të në 42 ndeshje historike me Shkumbinin (4 fitore), që nga ana e tij pësoi humbjen e dytë sezonale në shtëpi pas asaj me Besën. Shkumbini u rrëzua në vendin e gjashtë (39 pikë).
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 17 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili