E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schumacher: “Kam nevojë për kohë”

www.albania-sport.com - Tri garat e para në Grand Prix Formula 1 2010 për Michael Schumacher nuk kanë qenë aspak të bujshme: vetëm 9 pikë, kur ish-shoku i tij te Ferrari, Felipe Massa, është në kuotën 39 pikë.

Gjithsesi, Michael Schumacher hedh në tapet, të paktën përsa u përket statistikave, të gjithë pilotët që marrin pjesë në këtë sezon të Formula 1.

Shtatë herë kampion i botës – dy me Benetton, pese me Ferrari – eklipsuan edhe vetëm legjendarin Juan Manuel Fangio, me pesë tituj botëror në Formula 1.

92 fitore Grand Prix, më shumë se askush tjetër, kur dy të tjerët që e pasojnë, Alain Prost është ndalur në 51 dhe Ayrton Senna, 41.

Kur Michael Schumacher u tërhoq në fund të vitit 2006 ai nuk kishte lënë gjë pa vendosur në rekorde emrin e tij.

Tani, në rikthimin e tij pas tre vjetësh, në moshën 41 vjeçare, ai nuk është më i pari. Madje ka dalë gjithmonë pas shokut të tij më të ri në ekip, Nico Rosberg.

Edhe në kualifikueset e China Grand Prix, Schumacher u rendit pas Nico Rosberg, duke kapur vendin e 9-të në gridën e nisjes.

Schumacher: “Resulatet nuk kanë qenë aq të mëdha për disa njerëz, e ndoshta edhe unë nuk i kisha parashikuar të tilla. Kompeticioni është ashpër dhe në këtë kuptim është e natyrshme që unë nuk kam një njëtin feedback positic në media. Por, unë e di saktësisht se çfarë po bëj, dhe nuk kam arsye që të ndihem i pakënaqur”.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 17 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›