E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria Superiore, Vllaznia – Skënderbeu 3-2

www.albania-sport.com- Vllaznia fitoi 3-2 ndeshjen me Skënderbeun, por skuadra shkodrane rrezikon ta humbasë takimin në tavolinë, pasi në protokollin e ndeshjes stafi shkodran kishte shënuar emrin e sulmuesit Bekim Bala, ndërkohë që në lojë ka qenë i riu Ansi Nika.

Gjithçka është konstatuar nga stafi korçar vetëm pas ndeshjes, çka solli edhe reklamimin e drejtuesve të Skënderbeut. Vendimi përfundimtar pritet të merret nga Komsioni i Disiplinës.

Gjithsesi, duke kaluar te ndeshja, ishte Enkel Alikaj që kaloi në avantazh Vllazninë në minutën e 17-të, përpara se Enco Malindi të barazonte shifrat në minutën e 25-të.

Mbrojtësi malazias Blazo Rajoviç i radha avantazhin Vllaznisë pas penalltisë së ekzekutuar në minutën e 41-të. Në minutën e 61-të mbrojtësi i Vllaznisë, Dritan Smajli u largua me karton të kuq pas dy të verdhave.

Klodian Asllani barazoi për korçarët në minutën e 81-të, por ishte sërish Blazo Rajoviç, ky i fundit sërish me penallti pas tri minutash fiksoi shifrat në 3-2, por që mund të bëhen të pavlefshme.


Kategoria Superiore
Java 28, 17.04.2010

Shkumbini-Tirana 0-1
Shënues: / Devi Mukaj 15’

Apolonia-Dinamo 2-1
Shënues: Mladen Brkic 54’, Mladen Brkic 84’/ Fatjon Sefa 43’

Teuta-Besa 3-2
Shënues: Bledar Hodo 58’(p), Bledar Hodo 60’, Vilfor Hysa 72’ / Ariel Shtini 57’, Daniel Xhafa 75’

Vllaznia-Skënderbeu 3-2
Shënues: Enkel Alikaj 17’, Blazo Rajovic 41’ (p), Blazo Rajovic 84’ (p)/ Enco Malindi 25’, Klodian Asllani 81’

Laçi-Gramozi 1-0
Shënues: Ervis Kaja 75’

Flamurtari-Kastrioti 3-0
Shënues: Ledion Liçaj 24’, Migen Memelli 75’, Migen Memelli 86’

RENDITJA
1. Dinamo 58
2. Tirana 44
3. Besa 43
4. Laçi 42
5. Vllaznia 42
6. Flamurtari 39
7. Shkumbini 39
8. Teuta 35
9. Apolonia 34
10. Skënderbeu 33
11. Kastrioti 33
12. Gramozi 22


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 17 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›