E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, hartohet lista e re e “spastrimeve”

Donatorët e Tiranës nuk ndihen aspak të kenaqur me largimin e Josës, dhe lojtarëve titullarë si Sajmir Patushi (2 herë kampion me Tiranën) dhe Eldorado Merkoci (6 herë kampion). Donatorët kanë hartuar tashmë listën e "viktimave" të tjera që pritet të kapë më shumë se 30 % të lojtarëve kryesorë. Parapaguesit e skuadrës kruesuese të Kategorisë Superiore do të largojnë lojtarët që pas tyre nuk i justifikojnë paratë dhe nuk kanë përmbushur detyrimet si lojtar në fushën e lojës. Gjatë merkatos së dimrit priten të veshin bluzën bardheblu disa lojtarë të spikatur të Superligës, por nuk përjashtohen pistat afrikane dhe ballkanike. Kamerunasi Fish do të japë një listë me emra, ndërsa sektori ballkanik i është besuar një nga menaxherëve më të njohur shqiptarë.
Tirana do të zgjidhë gjatë kësaj kohe edhe problemin e trajnerit, ku pritet edhe një rikthim i hungarezit Miklosh Temeshvari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›