Igli Tare uron De Biazin
Igli Tare i ka uruar fat trajnerit trajnerit Xhovani De Biazi në krye të përfaqësueses shqiptare. Ish-kapiteni kuqezi e ka vlerësuar emërimin e teknikut që gjatë karrierës si lojtar e ka drejtuar te Breshia.
“Dëshiroj ti uroj shumë fat De Biazit, i cili më ka stërvitur në periudhën kur luaja te Breshia. Unë bëj tifo për Kombëtaren e vendit tim”
Ndërkohë, drejtori sportiv i Lacios, ka komentuar edhe shortin e turit e 1/16-ave në Europa League, i cili nuk ishte ndër më të mirët. Edhe pse evituan dy Mançesterët, bardhkaltërit do të përballen me spanjollët Atletikon e Madridit. Pavarësisht emrit të madh dhe kualitetit të kundërshtarëve, Tare nënvijëzoi se Lacio nuk I trembet askujt.
“Nëse duam të ecim përpara në këtë aktivitet, duhet të përballemi me të gjithë rivalët me shpirtin e duhur. Atletiko e Madridit është një skuadër e madhe, por Lacio nuk I trembet askujt dhe do të luajmë deri në fund për të fituar”.
Më tej, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare vlerësoi punën e trajnerit Edi Reja, ndërsa theksoi se vendimet për merkaton do të merren pa nxitim.
“Grupi është I bashkuar dhe gjatë këtij viti kemi afruar lojtarë mjaft cilësorë. Megjithatë, mendoj se diferencën po e bën trajneri. Pas ndeshjeve me Udinezen dhe Kievon do të takohemi me presidentin dhe teknikun për të parë se çfarë duhet bërë, edhe pse gjatë verës kemi bërë një merkato të rëndësishme dhe u kompletuam në të gjitha rolet. Personalisht merkato e janarit nuk më bind, lëvizjet planifikohen më mirë në verë”.