E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga/ Bajerni dominon edhe pa Riberi

Pas lajmeve të mira nga shorti i Champions League, ku si kundërshtar do të ketë Bazelin, Bajerni i Mynihut e mbylli fazën e parë të Bundesligës me fitoren 3-0 në “Alianz Arena” përballë këlnit. Me këtë rezultat, bavarezët morën titullin simbolik si “Kampionë të Dimrit”, të cilin e kishin hipotekuar që prej fundjavës së kaluar.

Skuadra e Hejnkes e ka nisur lojën me një ritëm jot ë lartë dhe I vetmi që mundohej të bënte diçka ishte Frenk Riberi, megjithatë, ndeshja e francezit zgjati vetëm 33 minuta. Mesfushori u bë protagonist negative, me dy kartonë të verdhë në harkun e 20 sekondave, pas një debate aspak miqësor me Serenon dhe pasi I vendosi duart në fyt kundërshtarit, e la skuadrën në inferioritet numerik.

Pas këtij episodi, pjesa e parë u mbyll pa emocione, ndërsa Bajerni zhbllokoi rezultatin menjëherë sapo nisi fraksioni I dytë I lojës. Në minutën e 48-të, Mario Gomez shfrytëzon maksimalisht pasimin e Myler dhe e dërgon topin në rrjetë.

Në këtë moment, ndeshja e vendasve ndryshoi, edhe sepse Këlni u detyrua të luante në sulm. Kjo ia lehtësoi detyrën Bajernit, që në të 63-ën dyfishon shifrat me austriakun e ri David Alaba, I cili sapo kishte hyrë në fushën e lojës.

Në minutën e 69-të, aktivizohet edhe mesfushori I Kombëtares shqiptare, Odise Roshi, megjithatë Këlni nuk arrin të krijojë asgjë në pjesën e mbetur të takimit. Në anën tjetër, është Bajerni që godet sërish, me golin e tretë të realizuar nga Toni Kros, vetëm dy minuta nga fundi I kohës së rregullt.

Me këtë rezultat, Bajerni merr tri pikë shumë të nevojshme për të mbajtur në distancë sigurie Borusian dhe Shalken, por mbi të gjitha regjistron ndeshjen e parë ku nuk pëson gol, që prej dëmtimit të Shvajnshtajger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›