E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini voton Mesin per Topin e Arte 2011

Mishel Platini voton Lionel Mesin. Presidenti i UEFA-s, i cili së bashku me Johan Krojf dhe Marko van Basten është në listën e ngushtë të lojtarëve që e kanë fituar tre herë çmimin prestigjioz, shpreson se ylli I Barcelonës do të arrijë ta mposhttë rekordin e tij.

“Topin e Artë të parë në karrierë e kam fituar kur isha 28 vjeç, ndërsa Leo e ka marrë dy herë këtë çmim edhe pse është vetëm 24-vjeçar”, tha Platini.

Më tej, francezi vazhdoi: “Rekordet janë bërë për tu thyer. Leo është një lojtar fantastik, ai ka teknikë, ritëm dhe mund të bëjë gjithçka. Jam i lumtur për atë dhe do të më pëlqente që jo vetëm ta barazonte rekordin tim, por edhe ta thyente”.

Ndërkohë, Barcelona vazhdon të ketë probleme në Botërorin për klube 2011 në Japoni. Katalanët janë në alarm në repartin ofensiv, pasi dëmtimi I David Vijës, i cili do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit, është shoqëruar edhe nga problemet e Aleksis Sançez.

Sulmuesi kilian e mbylli sfidën me Al Sadin mes problemeve muskulore dhe nuk do të luajë në finalen e së dielës kundër Santosit. Guardiola ka gati sulmin e emergjencës, me Mesin dhe Pedron që do të luajnë pas shpinës së Fabregas, i cili do të jetë në rolin e qendër-sulmuesit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›