E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë, Besëlidhja fiton me Bylis

www.albania-sport.com- Besëlidhja i shtyu fitimin e titullit kampion Bylisit, pas fitores 1-0 në Lezhë (java e 26-të e Kategorisë së Parë), falë një goli të realizuar nga Saimir Lamnica në minutën e 58-të, por që solli edhe protestën e ballshiotëve. Për Besëlidhjen kjo ishte ndeshja e gjashtë pa humbje, ndërsa për Bylisin humbja e 3-të në 26 ndeshje të këtij sezoni.

Në katër ndeshjet e tjera të ditës së shtunë, Pogradeci fitoi 3-2 në Maliq me Sopotin, Memaliaj fitoi 3-0 në shtëpi me Gramshin, Ada 3-1 me Luftëtarin në Velipojë. Turbina dhe Bilishti barazuan 1-1 në Cërrik, por në gjyqtari Beqri dha tre kartonë të kuq, një për Turbinë dhe dy për Bilishtin.

Të dielën luhen edhe tri ndeshjet e fundit të javës së 26-të: Elbasani-Burreli, Kamza-Skrapari dhe kryesfida Lushnja-Partizani.

KATEGORIA E PARË
JAVA 26

17.04.2010
Memaliaj-Gramshi 3-0
Turbina-Bilisht Sport 1-1
Besëlidhja-Bylis 1-0
Pogradeci-Sopoti 3-2
Ada-Luftëtari 3-1

18.04.2010
Elbasani-Burreli
Kamza-Skrapari
Lushnja-Partizani


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 17 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›