Bundesliga 1, fiton Hyka, humbet Bunjaku

www.albania-sport.com- Mainz 05 i Jahmir Hykës fitoi 1-0 në transfertë me Hamburger, në provën gjenerale të këtij të fundit në gjysmëfinalen e Ligës së Europës. Golin e çmuar për Mainz 05 e shënoi Banse në minutën e 20-të. Fantazisti i Kombëtares shqiptare ishte në stol në ndeshjen kundër ekipit të Rud van Nistelroit.
Albert Bunjaku luajti 90 minuta të plota në humbjen 2-1 të skuadrës së tij, Nurnberg me Freiburg në transfertë. Maroh i Nurnberg shënoi një autogol në minutën e 4-të, përpara se të korigjonte gabimin në të 79’. Shuster (60’) ishte autori i golit të dytë të Freiburg.
Të premten, Bochum i Mërgim Mavrajt humbi 2-0 me Këlnin në transfertë. Asnjë minutë për mbrojtësin kosovar.
Në ndeshjet e tjera të kampionatit gjerman, Schalke 04 fitoi 3-1 me Borusia Munchengladbah duke mbajtur shpresa për titullin kampion, Shtutgardi fitoi 2-1 me Bajer Leverkusen dhe Volfsburgu humbi 4-2 në shtëpi me Verder Bremen.
Takimi Bajern i Munihut-Hanover i Altin Lalës (në tribunë) është duke u zhvilluar. Të dielën luhen Borusia Dortmund-Hofenheim dhe Eintraht Frankfurt-Herta e Berlinit.
Në Bundesliga 3, sulmuesi Skerdilajd Curri (86 minuta lojë) dha një asist dhe goditi shtyllën në fitoren 3-1 të Erzegirge Aue kundër Holstein Kil, fitorja e katërt rresht për skuadrën e kavajasit. Ramaj hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 65-të.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune, 17 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili