E Diel, 1 Nëntor 2026

Kategoria e Parë nuk ka pushim, luhet nën atmosferën e kombëtares

Nga Edmond Sufaj

Si gjithnjë, kampionati i Kategorisë së Parë nuk ndërpritet kur kombëtarja e Shqipërisë luan ndeshjet e saj, ky fakt penalizon skuadrat që janë në konkludim e sipër

Kategoria e Parë zhvilloi javën e dytë një ditë pas ndeshjes së kombëtares sonë, e cila fitoi ndaj Qipros në Tiranë. Ndryshe nga Superliga, e cila është pushim, kampionati i Kategorisë së Parë u zhvillua normalisht. Një nga arsyet kryesore, sepse  ky kampionat nuk shtyhet, është se për kombëtaren nuk grumbullohen lojtarë nga ky kompeticion.

Nëse do të ndodhte e kundërta do të kishim ndërprerjen e tij, ashtu siç ndodh me të gjitha kampionatet e kategorive te para ne Europë. Kjo metodë praktikohet pothuajse në të gjitha kampionatet europiane dhe botërore. Por cilat janë anët pozitive dhe negative për skuadrat në raste të tilla?

Harmonizimi i skuadrave

Ndërprerja e ndeshjeve, kur kampionatet sapo kanë nisur, shërbejnë shumë për skuadrat, të cilat nuk janë harmonizuar dhe konkluduar ende. Por nga ana tjetër, zhvillimi i rregullt i kampionatit mund të sjellë sërish rezultate të dobëta tek skuadrat e pakonkluduara, për shkak të arsyeve të lartpërmendura.

Nga ana tjetër, skuadrat që kanë arritur të marrin rezultate pozitive në javën e parë, kërkojnë vijimësinë, pasi në favorin e tyre është dhe ana psikologjike, e cila ndikon drejtpërdrejtë në rezultatet në vijim. Në dy javët e para të Kategorisë së dytë, skuadra e Butrintit, Mamurrasit dhe kanë dhënë rezultatet më befasuese me fitoret e tyre në Tiranë ndaj dy pretendentëve më të fortë për ngjitjen në Kategorinë e Parë, duke mundur respektivisht, Partizanin dhe Dinamon.

Rezultate që hasim shpesh në nisjen e kampionateve në të gjithë botën, pasi një pjesë e mirë e skuadrave në këtë fazë, nuk e kanë arritur nivelin e duhur të përfaqësimit. Skuadra e Lushnjës, me dy fitoret e saj, duket se ka përfituar më shumë nga vijimësia e kampionatit, kjo jo vetëm se dy ndeshjet e para i ka luajtur në fushën e saj, por duke fituar dhe ndaj dy skuadrave tepër të forta, Besëlidhjes dhe Adës.

Atmosfera e kombëtares

Ndeshjet e Kategorisë së Parë u zhvilluan një ditë pas ndeshjes së kambëtares, e cila fitoi ndaj Qipros, 3-1, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror, Brazil 2014. Atmosfera pozitive e fitores së kombëtares nuk u reflektua siç duhet në ndeshjet e një dite më pas në Kategorinë e Parë, pasi në disa ndeshje pati tension.

Ajo që duhet veçuar nga ky kampionat, është se skuadrat, të cilat pretendojnë arritjen e Superligës, duhet të luftojnë vetëm për dy vendet e para, kjo sipas Formulës së re të Superligës së vitit 2013-të, e cila do të bëhet me 10-të skuadra.

Ky fakt ka qenë dhe burimi i tensionit në disa ndeshje, të cilat çdo pikë e konsiderojnë jetike në luftën për dy vendet e para. Ndërsa formula e Kategorisë se Parë nuk ka ndryshuar, pasi edhe këtë vit do të bien dy skuadra direkt dhe dy skuadrat e parafundit do të luajnë në Play Off me dy skuadrat që zënë dy vendet e dyta në dy grupet e Kategorisë së Dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›