E Enjte, 5 Nëntor 2026

Superkupa e Shqipërisë, triumfon Partizani

Partizani është fituese e Superkupës së Shqipërisë për herë të parë në basketboll për femra. Në një duel “të fortësh” me Flamurtarin, i treti thuajse brenda dy javësh, të kuqet e Ledina Koçi kanë dalë triumfatore 65-62, madje duke sfiduar dhe të ftohtin e acartë në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Një ndeshje, e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionin Shqiptar, ndërsa Partizani ka ditur të fitojë periodën e parë 17-15. Më pas dhe të dytën 17-12 dhe në pushim ka kryesuar 34-27.

Flamurtari vjen me tjetër mendje nga dhomat e zhveshjes. Fiton periodën e tretë 20-9 dhe përmbys në 43-47. Por Partizani nuk dorëzohet dhe reagon mirë në periodën e katërt, që e ka fituar 22-15 dhe krejt ndeshjen 65-62. Kupën për skuadrën e Partizanit e ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.

Të premten, në sallën sportive “Farie Hoti”, do të luhet Superkupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, Teuta – Tirana, e cila do të mbyllë zyrtarisht vitin 2021 për koshin shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›