E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e Parë, të mëdhatë nuk falin



Tri nga katër skuadrat e mëdha të Kategorisë së Parë, Bylis, Partizani dhe Elbasani, e kaluan me sukses provën në javën e parë të Kategorisë së Parë, me përjashtim të Lushnjës që barazoi pa gola në “Roza Haxhiu” me Luftëtarin (0-0), një emër prestigjioz në futbollin tonë. Partizani i Eduart Zhupës fitoi 1-0 me Bilishtin, falë golit të realizuar nga Pashaj. Elbasani i Muharrem Dostit mposhti 2-1 Besëlidhjen, ndërsa Bylis fitoi në transfertë 2-0 me Memaliaj. Kamza, ish-Dajti, fitoi në shtëpi 1-0 me Adën. Takimet e tjera dhanë këto rezultate: Pogradeci-Turbina 1-0, Gramshi-Skrapari 1-1, Burreli-Sopoti 1-1.

Kategoria e Parë
Java I, 29.08.2009, ora 17:00

Kamza-Ada 1-0
Pogradeci – Turbina 1-0
Lushnja – Luftëtari 0-0
Elbasani – Besëlidhja 2-1
Memaliaj – Bylis 0-2
Burreli – Sopoti 1-1
Gramshi – Skrapari 1-1
Partizani – Bilisht 1-0

1. Bylis 3 pikë
2. Elbasani 3
3. Partizani 3
4. Kamza 3
5. Pogradeci 3
6. Burreli 1
7. Sopoti 1
8. Gramshi 1
9. Skrapari 1
10.Lushnja 1
11.Luftëtari 1
12.Ada 0
13.Turbina 0
14.Besëlidhja 0
15.Bilishti 0
16.Memaliaj 0

LEGJIONARËT

Cana – Sandërlendi i mesfushorit shqiptar Lorik Cana (karton i verdhë) humbi 1-0 në transfertën me Stok Sitin në javën e katërt të kampionatit anglez, Premier Liga.

Hidi- Në Ukrainë, Krivbasi i katër shqiptarëve, Hidi, Bylykbashi, Bulku (nga 90 minuta) e Agolli (nga minuta e 77-të) humbi 2-0 në shtëpi me Iliçeviç. Asnjë pikë për Krivbasin.

Dallku – Vorskla Poltava e Dallkut, Currit e Januzit do të luajë sot në transfertë kundër Tavrias në kampionatin ukrainas. Zarja e Xhihanit luan të hënën kundër Shahktarit.

Rama – Hanover 96 i Altin Lalës (në tribunë) dhe Valdet Rama (u zëvendësua në minutën e 68-të) humbi në shtëpi 1-0 kundër Hofenhajmit, java e 4-t e Bundesligës.

Ndeshjet e mëdha në Europë

Angli – Mançester Junaitid fitoi 2-1 derbin me Arsenalin, në takimin e vlefshëm për javën e 4-t të Premier Ligës. Arshavin shënoi për Arsenalin (40’), por Runi (58’, penallti) dhe Diabi (64’, autogol) firmosën fitoren e Mançesterit. Çelsi fitoi 3-0 dhe kryeson me pikë të plota, 12, po aq sa Totenhemi.

Gjermani – Bajerni i Munihut mundi 3-0 kampionët e Volfsburgut në javën e katërt të Bundesligës. Gomezh shënoi golin e parë. Debutim ëndrrash për Arjen Robenin (2 gola) pas asisteve të Frenk Riberisë. Të dy luajtën si zëvendësues. Në ndeshjet e tjera Shalke 04 humbi 1-0 në shtëpi me Frajburgun. Kryesuesi Bajer Lerkuzen (10 pikë) fitoi 2-1 me Bokumin.

31 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›