Kategoria e parë, java e 26-të
Pas emocioneve të mesjavës ku Lushnja dhe Partizani kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt kalimit në Superligë, kategoria e parë do të vijojë këtë fundjavë me ndeshje të tjera të rëndësishme që pritet të dhurojnë shumë surpriza. Lagunarët që tashmë kryesojnë renditjen e kategorisë së parë me 9 pikë diferencë do të luajnë nesër kundër Gramshit ku fitorja nuk do të diskutohet për të besuarit e Artan Banos që tashmë është e sigurt që vitin tjetër do të luajnë mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Ashtu si Lushnjarët edhe Partizani do të luajë një sfidë deçisive për të ardhmen në superligë.
“Demat e Kuq” do të presin në shtëpi skuadrën e Himarës për të siguruar një tjetër fitore të rëndësishme pas asaj me Gramshin në mesjavë. Të besuarit e teknikut Lika kërkojnë që ta mbyllin këtë sezon në vendin e dytë ndërsa duhet të kenë kujdes nga Pogradeci që i ndjek në renditje.
Në kategorinë e parë pas pak minutash pritet të nisin takimet e para të javes së 26-të. Në orën 16:00 do të luhen këto takime:
Beslidhja – Burreli
Tërbuni – Dinamo
Elbasani – Iliria
Butrinti – Pogradeci
Kamza – Naftetari
Ndërsa nesër kategoria e parë do të vijoje me këto takime:
Ada – Mamurrasi
Lushnja – Gramshi
Partizani – Himara