Bundesliga java e 29-të, Bayerni feston në shtëpi titullin e 23-të kampion
Kampionati Gjerman, pasi ka mbyllur çështjen e fituesit të kampionatit ku Bajern Mynih është shpallur kampion që në javen e 28-të, vëmendja kryesore është përqëndruar për të siguruar një vend në Kupat e Europës dhe qëndrimi në kategorinë më të lartë të futbollit të këtij vendi.
Borusia Dortmund duket se ka siguruar vendin e dytë në renditje pasi është shkëputur 6 pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Leverkusen, ndërsa këta të fundit janë 4 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Shalke 04. Pikërisht lufta për pozicionin e katërt në renditje pritet që të bëhet më interesante pasi në garë për një vend të Chempions Ligë janë plot 4 skuadra. Duke filluar me Shalken dhe për të vijuar Freiburg, Frankfurt dhe Mynshengladbah. Përveç këtij rivaliteti më të qetë në këtë javë të kampionati pritet të luajnë Bavarezët që tashmë janë përqëndruar krejtësisht te Liga e kampioneve, ndërsa sot pritet të festojnë në shtëpi titullin e 23 kampion përballë skuadrës së Nurenberg. Tekniku Heinkes ka luksin të luajë me formacionin e dytë pasi edhe humbja nuk i kushton asgjë skuadrës së tij. Java e 29 e Bundesligës gjermane ka luajtur dje ndeshjen e parë ku Freiburg ka mundur Hanoverin me rezultatin 3-1.
Ndërsa sot ajo do të vijojë me të tjera takime interesante si:
Bajern Mynih – Nurenberg
Fortuna Dysseldorf – Verder Bremen
Greuther Furth – Borusia Dortmund
Mainz Hamburg
Volfsburg – Hoffenheim
Shalke 04 – Bayer Leverkusen
Ndërsa nesër mbyllin javën e 29 dy takimet e fundit:
Shtuttgart – Mynshengladbah
Augsburg – Eintrakt Franfurt