Liga 1 Franceze java e 32-të
Kampionati francez ka luajtur dje ndeshjen e parë të javës së 32-të ku Valenciennes dhe Sent Etienn kanë ndarë një barazim pa gola mes tyre. Liga e parë transalpine do të vijojë sot dhe neser me të tjera takime interesante ku vemendjen kryesore do të ketë padyshim skuadra e PSG e cila pas eliminimit nga Chempins Ligë do ti përqendrojë forcat krejtësisht te kampionati për të siguruar titullin kampion në Francë.
Kryeqytetasit e drejtuar nga Ancheloti do të luajnë sot në transfertë ndaj skuadrës së Troua ku fitorja do të jetë një detyrim për Ibrahimoviç me shokë për të vazhdur rrugën drejt titullit kampion. Diferenca me ndjekësit më të afërt Marsejën është 7 pikë dhe një tjetër fitore e Parizienve do ti ndihmonte ata për të qenë më pranë fitimit të titullit kampin një nga objektivat kryesorë të skuadrës në këtë vit.
Sfida më e rëndësishme e kësaj jave do të jetë ajo mes Lilës dhe Marsejës ,që do të luhet nesër dhe që pritet të dhurojë mjaftë emocione.
Fundjava në kampinatitn francez do të na dhurojë këto takime:
Troua – PSG
Ajasio – Nansi
Bordo- Monpelie
Brest – Reims
Evian – Renne
Lorient – Bastia
Ndërsa nesër do të luhen këto takime:
Nice – Sosho
Lion – Toluse
Lile – Marsejë