E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoritë e pensionistëve që përfitojë pension sipas vendimit të qeverisë

Qeveria ka përcaktuar, nëpërmjet një akti nënligjor, kategoritë dhe masën në lekë që përfiton mosha e tretë. Kompensimi do të jetë 760 lekë për qytetin dhe 690 lekë për fshatin, por kjo varet nga masa e pensionit. Sipas vendimit të qeverisë, është përcaktuar se pensionet e reja të qytetit do të kompensohen sipas kritereve të përcaktuara, atëherë kur të ardhurat mujore të tyre rezultojnë në shumën deri në 10 410 lekë. Të ardhurat mujore të pensionistëve të qytetit, që do të përfitojnë pensione të pjesshme, pleqërie, invaliditeti dhe familjare, do të kompensohen në proporcion mes pensionit individual të llogaritur dhe pensionit të plotë minimal, por jo më shumë se 760 lekë në muaj dhe në çdo rast kur shuma e të ardhurave të tyre mujore është në kufirin deri në 10 410 lekë. Në rast se pensioni bazë është më i lartë se shuma 10 410 lekë, atëherë nuk ke të drejtë për të kërkuar kompensim financiar. Pensionet e reja të fshatit do të kompensohen sipas kritereve të përcaktuara në vendimin e qeverisë të vitit 2007, që përcakton kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve të fshatit, atëherë kur të ardhurat mujore të tyre rezultojnë në shumën deri në 5 410 lekë. Të ardhurat mujore të pensionistëve të fshatit, që do të përfitojnë pensione të pjesshme, pleqërie, invaliditeti dhe familjare, do të kompensohen në proporcion mes pensionit individual të llogaritur dhe pensionit të plotë minimal, por jo më shumë se 690 lekë në muaj dhe në çdo rast kur shuma e të ardhurave të tyre mujore është në kufirin deri në 5 410 lekë. Në rast se pensioni bazë është më i lartë se shuma 5 410 lekë, atëherë nuk ke të drejtë për të kërkuar kompensim financiar. Vendimi i qeverisë ka përcaktuar se në shumën e të ardhurave mujore të pensionistit do të vazhdojnë të përfshihen: masa mujore e pensionit të bërë me rritjen e korrikut të 2007-s, kompensimi i energjisë elektrike në masën 350 lekë si dhe kompensimi i bukës në masën 150 lekë, që rrjedh nga vendimi i qeverisë. Ndërkaq, qeveria ka përcaktuar se në shumën e të ardhurave mujore, përveç kompensimeve si më sipër, do të vazhdojë të përfshihet dhe kompensimi i përfituar nga vendimi i vitit 2006. Në të ardhurat mujore të pensionistëve si për pensionet e pleqërisë, edhe për pensionet e invaliditetit dhe ato familjare, nuk përfshihet kompensimi shtesë mbi masën 350 lekë në muaj, i përcaktuar në vitin 1994 nga qeveria, që merret nga pensionistë të veçantë për arsye se janë të vetëm, me fëmijë në ngarkim apo kryefamiljarë pa të ardhura të tjera si dhe nuk do të përfshihet kompensimi për personat në ngarkim të pensionistit. Njëkohësisht nuk do të llogariten për efekt të të ardhurave mujore edhe kompensimi shtesë në masën 500 lekë në muaj për rimbursimin e energjisë elektrike. Në llogaritjen e të ardhurave mujore nuk do të llogariten as shtesat mbi pension të parashikuara në ligj, si dhe shtesat e tjera që përfitohen nga ligje apo vendime të veçanta të qeverisë. Kompensimet e mësipërme do të zbriten nga pensioni kur ai llogaritet për të përfituar kompensim shtesë dhe në rast se të ardhurat në fshat janë më pak se 5 410 lekë dhe në qytet më pak se 10 410 lekë, atëherë do të përfitohet kompensim shtesë.

Kompensimi për pensionistët

Qyteti
Të ardhurat mujore të pensionistëve të qytetit që do të përfitojnë pensione të pjesshme, pleqërie, invaliditeti dhe familjare, do të kompensohen në proporcion mes pensionit individual të llogaritur dhe pensionit të plotë minimal, por jo më shumë se 760 lekë në muaj dhe në çdo rast kur shuma e të ardhurave të tyre mujore është në kufirin deri në 10 410 lekë.

Fshati
Të ardhurat mujore të pensionistëve të fshatit, që do të përfitojnë pensione të pjesshme, pleqërie, invaliditeti dhe familjare, do të kompensohen në proporcion mes pensionit individual të llogaritur dhe pensionit të plotë minimal, por jo më shumë se 690 lekë në muaj dhe në çdo rast kur shuma e të ardhurave të tyre mujore është në kufirin deri në 5 410 lekë.

13 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›