Rritja e varfërisë, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ka reaguar në lidhje mbi situatën ekonomike në vend, kryesisht në lidhje për disa sektorë si ndërtimi, minierat, uzinat etj. Sipas KSHH-së, qeveria duhet të kuptojë se ka detyrim që se e drejta për kushte të drejta pune është një drejtë themelore e sanksionuar që në Paktin e të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore. Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën me dije se ndonëse Shqipëria ka ratifikuar shumë instrumente ndërkombëtare në këtë fushë, mes të cilave edhe Kartën Sociale Europiane të ndryshuar, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shkelet rëndë e drejta për kushte pune dhe nuk janë marrë masa për mbrojtjen në punë, vënien para përgjegjësisë punëdhënësit dhe dëmshpërblimin e të dëmtuarve ose familjarëve të tyre. “Sipas nenit 2 të Kartës Sociale Europiane të ndryshuar, qeveria shqiptare ka marrë angazhimin që të eliminojë rreziqet dhe kushtet e pashëndetshme dhe kur kjo nuk është e mundur të ulë këto rreziqe në mënyrë të mjaftueshme, të nxjerrë rregullore shëndeti dhe sigurimi. Ndonëse Kodi i Punës (neni 40) sanksion se punëdhënësi detyrohet të marrë masat e nevojshme mbrojtëse kundër rreziqeve të veçantë në miniera, në ndërtim, në industrinë kimike etj., aksidentet e fundit tregojnë se ky detyrim nuk përmbushet. KSHH-ja vëren se masat mbrojtëse në punë, aktet ligjore dhe nënligjore që ekzistojnë në fushat e caktuara nuk njihen dhe nuk shqyrtohen me punonjësit. Zbatimi formal i procedurave të njohjes nuk mund të justifikojë faktin se punonjësit janë njohur me to dhe se këta të fundit janë përgjegjës për aksidentet që pësojnë”, - thuhet në njoftimin e KSHH-së. Komiteti ka rekomanduar njëkohësisht 9 pika që qeveria duhet t’i zbatojë për të dalë nga kjo situatë e rëndë.
13 Shkurt 2008