Kategoritë më të prekura nga sëmundjet respiratore
Specialistët përcaktojnë kategoritë më të prekura nga sëmundjet respiratore ose të frymëmarrjes. Nga rezultatet del se meshkujt janë ata që vuajnë më shumë nga problemet me frymëmarrjen, sëmundjet e mushkërive dhe nga shqetësimet respiratore. Por, mbrapa nuk mbeten edhe fermat, në mënyrë të veçantë ato që konsumojnë duhanin. Faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve janë pastërtia e ushqimit dhe ujit, kualiteti i ajrit, mjedisi i sigurt në shkollë dhe shtëpi.
Për shkaktarët e këtyre sëmundjeve mund të thuhet se rreth dy të tretat e këtyre sëmundjeve shkaktohen nga viruset. Sëmundjet respiratore virusale sulmojnë pothuajse gjatë gjithë vitit. Në stinën e verës këto sëmundje janë problematike për shkak të ajrit të ndotur, ndërsa në dimër për shkak të ftohjeve të ndryshme. Më të shpeshtë janë viruset e gripit, herpesit, rinoviruset, adenoviruset dhe një sërë virusesh të tjera, numri i të cilëve arrin në mbi 150 lloje. Për foshnjat, fëmijët e vegjël dhe personat e moshuar ata ende bëjnë pjesë në sëmundjet e rënda me prognozë serioze. Nga bakteret më të shpeshtë janë streptokokët, stafilokokët, pneumokokët, meningokokët dhe hemofiliusi.
14 Prill 2009