Veprimet në Hipotekë kur shet tokën, godinën ose apartamentin
Tarifat që duhen paguar dhe dokumentet për të krijuar dosjen e re. Sa zgjat procedura për të kryer këto shërbime sipas rregullave që ligjore
Laureta Rryçi
Tiranë - Sa herë që duam të shesim një pasuri të paluajtshme (tokë, godinë, apartament) duhet të kryejmë veprime edhe në Hipotekë. E gjitha kjo do ta ligjëronte aktin e shitjes edhe në dokumente zyrtare, në mënyrë që askush të mos kishte probleme me pasurinë nëse do ta shiste apo blinte në rrugë ligjore. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka përcaktuar procedura të ndryshme për rastet kur prona është truall, godinë e papërfunduar ose apartament i banuar. Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik. Në këtë numër qytetarët do të gjejnë kodet dhe dokumentet që u duhen për të gjitha rastet kur duan të shesin tokën, truallin, godinën apo apartamentin. Në tabelat e mëposhtme përcaktohet edhe se cili institucion i lëshon dokumentet që duhen për të realizuar procedurën e plotë.
Procedura
Kërkesa për regjistrimin e veprimeve juridike, të fitimit apo kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurive të paluajtshme, ndarjes apo bashkimit të tyre, kontratave të qirasë, kërkesëpadive, kopjeve të vërtetuara, planeve të rilevimit, marrjes së certifikatave të pronësisë, regjistrimit në hipoteka etj., bëhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në zbatim të Ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, nga kërkuesi vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij të autorizuar, sipas Kodit Civil.
Në formularin e kërkesës, kërkuesi duhet të shënojë qartë emrin, mbiemrin, adresën e saktë dhe/ose orientimin faktik të vendndodhjes, si dhe numrin e telefonit dhe/ose numrin e telefonit celular. Çdo kërkesë, sipas datës së paraqitjes, regjistrohet në regjistrin elektronik të kërkesave, ku shënohen numri dhe data e paraqitjes së kërkesës, si dhe data e përfundimit të aplikimit, sipas rendit kronologjik. Regjistri elektronik i kërkesave kontrollohet çdo ditë nga regjistruesi i zyrës, i cili është përgjegjës për përmbajtjen dhe zbatimin e radhës në trajtimin e praktikave. Të dhënat e këtij regjistri ruhen për një vit nga data e hedhjes së tyre.
Pezullimi i regjistrimit
Në qoftë se një person propozon një marrëveshje për një pasuri të paluajtshme të regjistruar, mund të bëjë një kërkesë te regjistruesi i zonës përkatëse me pëlqimin me shkrim të pronarit, për të pezulluar veprimet për transaksione të tjera të kësaj pasurie. Regjistrimi i çdo dokumenti tjetër lidhur me këtë pasuri të paluajtshme pezullohet për një afat (i cili quhet afati i pezullimit) prej 15 ditësh nga koha kur miratohet nga regjistruesi dhe në pajtim me këtë bëhet shënimi në kartelë.
Regjistrimi i çdo dokumenti lidhur me pasurinë e paluajtshme që përfshihet në këtë marrëveshje pezullohet për një afat (i cili quhet afati i pezullimit) prej 15 ditësh nga koha kur paraqitet kërkesa dhe aprovohet nga regjistruesi dhe në pajtim me këtë bëhet shënimi në kartelë. Në rast se brenda afatit të pezullimit paraqitet për regjistrim një dokument i vlefshëm nga personi që kërkon pezullimin, ky dokument ka përparësi ndaj çdo dokumenti tjetër që mund të paraqitet për regjistrim gjatë këtij afati të pezullimit.
Box
(KP1) Shitje toke bujqësore nga person fizik
Tarifa: 1500 lekë
Taksa e shërbimit: 300 lekë
Gjoba ditë/ vonese: 150 lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 ditë
Afati maksimal i procedurës: 30 ditë pune
Dosja
Kodi Emri i dokumentit Institucioni lëshues
N29 Kontrate shitje Noteri
A13 Certifikate pronësie Zyra Vendore e R.P.P.
A15 Kartela e pasurisë Zyra Vendore e R.P.P.
H2 Harta treguese e pasurisë Zyra vendore e RPP
A38 Vërtetim nga organi i
njësisë vendore mbi
përbërjen e familjes Komuna
GJ3 Vendim gjykate për caktim
e kujdestarit të miturve
anëtarë të familjes
bujqësore Gjykata
A10 Certifikatë e gjendjes
familjare në momentin
e kalimit të pronësisë Gjendja Civile e Bashkisë/Komunës
KP2 Shitje toke bujqësore nga person juridik

Afati max. i procedurës: 30 ditë pune

GJ3 Vendim gjykate për
caktimin e kujdestarit
të miturve anëtarë të
familjes bujqësore Gjykata
A10 Certifikatë e gjendjes
familjare në
momentin e kalimit
të pronësisë Gjendja Civile e Bashkisë/Komunës
KP3 Shitje trualli dhe/ose ndërtesë nga person fizik
Tarifa: 1500 Lekë
Taksa e shërbimit: 300 Lekë
Gjoba ditë/ vonese: 150 Lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 Ditë
Afati max. i procedurës: 30 Ditë pune

H2 Harta treguese
e pasurisë Zyra vendore e RPP
Formulari
ZYRA E REGJISTRIMIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME
CERTIFIKATË
PËR VËRTETIM HIPOTEKIMI LIGJOR TË PASURISË SË PALUAJTSHME
Zyra e regjistrimit _____________, Zona kadastrale nr._______
Numri i pasurisë ______________________, vol. _________ faqe ___________
Adresa e pasurisë _____________________________________________________
KJO CERTIFIKATË LËSHOHET PËR TË VËRTETUAR QË
Zoti(zotërinjtë)
Emri, atësia mbiemri Pjesa Adresa
__________________________________________ __________________________________________

ka (kanë) blerë pasurinë e mësipërme kartela e së cilës ndodhet në vol._____, faqe______, sipas kontratës përkatëse nr.______, datë ________ dhe (ka) kanë hipotekim ligjor në interes të personit (fizik/juridik)_________________________________________,
tërë pasurinë e mësipërme ose pjesën ________________________________________,
si garanci për të realizuar detyrimin e pagesës për një afat deri më datë__________________, sipas dokumentit përkatës që depozitohet në dosje.
Kjo certifikatë lëshohet sipas kërkesës së paraqitur nga i (të) interesuari(t)
më datë _________, nr. _______.
Data e lëshimit të certifikatës.
______________________
Lëshuesi i certifikatës
REGJISTRUESI
14 Prill 2009