E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër çanta me hashash, në gjyq fieraku

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur akuzë ndaj Ervin Hoxhës, i cili akuzohet për trafik droge. Dosja e tij ka shkuar në gjykatë dhe pritet fillimi i procesit gjyqësor. Nga hetimet paraprake për këtë procedim penal ka rezultuar se në datën 8 dhjetor 2008 në vendin e quajtur Cecem, në anë të rrugës Vrisera- Llongo të Komunës Dropull në Gjirokastër, është gjetur i braktisur një automjet tip "Nissan Micra", me targa TR 8710 L. Automjeti është gjetur i braktisur dhe brenda tij janë gjetur katër çanta me lëndë narkotike e llojit hashash. Është bërë edhe sekuestrimi i dokumentacionit që ndodhej në automjet. Nga thëniet në cilësinë e personave nën hetim të bëra nga ana e të pandehurve Klevin Tomorri, Andi Nazeraj, Shkëlzen Lamçe dhe Ervin Saliaj, rezulton se i pandehuri Ervin Hoxha, më datë 7 dhjetor 2008, një ditë përpara ngjarjes, ka takuar të pandehurit e tjerë dhe i ka premtuar se do të shkonin në Greqi më datë 8 dhjetor 2008 dhe gjatë kalimit të kufirit do t‘u jepte nga një çantë me hashash për të kaluar kufirin. Si shpërblim ata do të merrnin nga 1000 euro. Të nesërmen, të katërt kanë vajtur në Gjirokastër me automjete të ndryshme dhe kanë pritur rreth orës 16:30 në stacionin e furgonëve në Gjirokastër që të vinte i pandehuri Ervin Haxhaj. Aty ka ardhur më pas i pandehuri Ervin Hoxha së bashku me automjetin "Nissan Micra" me targa TR 8710 L dhe u ka thënë të katër të pandehurve Klevin Tomorri, Andi Nazeraj, Shkëlzen Lamçe dhe Ervin Saliaj, që të prisnin aty pasi do të shkonte diku me automjetin që kishte të merrte hashashin. Të katër personat kanë pritur gjatë por Ervin Hoxha nuk ka vajtur. Automjeti në pronësi të Hoxhës është gjetur vonë në darkë i braktisur në afërsi të vendit të quajtur "anë e rrugës Vrisera-Llongo//// të Komunës Dropull, të Gjirokastrës së bashku me katër çantat të mbushura me lëndë narkotike e llojit hashash.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›