QSUT blen dy pajisje të reja kundër kancerit
Shërbimi i onkologjikut, qendra më e madhe ku trajtohen pacientët me tumore, ka bërë pjesë të infrastrukturës spitalore dy aparatura, më shumë se të dobishme. Bëhet fjalë për dy pajisje të kobaltit, të cilat kanë një rol kryesor në trajtimet e tumoreve. Njëra prej tyre, trajton disa lloje tumoresh, ndërsa tjetra shërben për kurimin dhe terapitë e kësaj sëmundjeje që prek sferën femërore.
Këto pajisje mendohet se do të rrisin edhe më shumë numrin e pacientëve, që do të trajtohen pranë këtij shërbimi.
Dje, në ceremoninë e inaugurimit të vendosjes në punë të këtyre aparaturave, ka qenë e pranishme ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, drejtoresha e qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza", Gjeorgjina Kuli, si dhe mjekë e specialistë nga ky shërbim.
Në harkun kohor të një viti, në shërbimin onkologjik trajtohen rreth 1 mijë pacientë, jo vetëm nga qytetet e Shqipërisë, por edhe nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Sakaq, pajisja luksoze e akseleratorit linear, aparaturë e teknologjisë së avancuar me lazer, e cila do të zëvendësojë kobalto-terapinë do të nisë procedura e prokurimit brenda muajit maj. Duke nisur nga dje, pjesë e shërbimit të Onkologjisë janë dy aparatura moderne, njëra prej tyre që ka një kosto rreth 550 mijë dollarë. Blerja është realizuar në sajë të një bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Atomike të Kancerit, në kuadër të projektit BAT, një iniciativë për trajtimin e tumoreve.
"Flitet për një aparaturë të re të kobaltit, që ka një kosto rreth 550 mijë dollarë, e cila është blerë në bashkëpunim nga qeveria shqiptare dhe agjencia atomike e kancerit. Është një aparaturë e prodhuar nga një kompani kanadeze, prestigjioze për prodhimin e aparaturave radioterapeutike, është aparaturë që do të sjellë performancë dhe standard më të lartë në radioterapeutinë e pacientëve onkologjikë, e cila premton eficensë më të lartë dhe një dëm indor më të pakët", tha ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Përveç kësaj aparature, onkologjiku ka në "inventar" të tij pajisjen e braki-terapisë, që përdoret kryesisht për kancerin gjinekologjik. Aparatura është ndër fjalët e fundit të shkencës dhe premton standard të lartë në trajtimin e femrave me tumor. Kjo pajisje kushton 250 mijë dollarë.
"Në total kemi një shumë prej rreth 1 milion dollarësh bashkë me disa aksesorë, që kanë lidhje me dozometrinë dhe përveç kësaj janë rreth 350 mijë dollarë, të cilat janë dhënë nga Agjencia Atomike për përgatitjen e stafit infermieror fizikant dhe mjekëve që do të përdorin aparaturat", sqaroi Godo.
Dozometria është sektori që kujdeset për matjen e rrezatimit për personat që janë më shumë të ekspozuar ndaj tij.
Vënia në përdorim e këtyre dy aparaturave shënon një standard të ri në trajtimin e të sëmurëve me kancer, trajtimin radioterapeutik të tyre, pasi sjell një performancë të re dhe ajo që është më e rëndësishme edhe një dëm indor më të pakët, pasi fokusimi në masën tumorale është gjithnjë e më i shprehur.
Këtij shërbimi i mungon akseleratori, për të cilin tashmë janë dhënë fondet nga qeveria për blerjen e tij dhe shumë shpejt do të tenderohet. "Shpresojmë që brenda vitit ky shërbim do të ketë dhe akseleratorin, që do të kompletojë dhe do të vendosë në standardin e kërkuar evropian në shërbimin e radioterapisë brenda atij onkologjik", përfundoi ministrja.