E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes i burgosuri me tumor

Një 40-vjeçar, i cili vuante dënimin për vrasje, ka ndërruar jetë në Spitalin e Burgut në Tiranë, si pasojë e sëmundjes së tumorit. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thanë se Kol Mark Gjonluli, nga Guri i Zi i Shkodrës, ka ndërruar jetë ditën e hënë rreth orës 15:15 në Spitalin e Burgut. Gjonluli vuante dënimin me 25 vjet burg dhënë nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale të vrasjes me paramendim. Ai kishte vuajtur gjashtë vjet burg nga masa e dënimit të dhënë. Burimet nga burgjet deklarojnë se janë njoftuar familjarët e Gjonlulit, të cilët kanë marrë trupin për t‘i bërë nderimet e fundit. Sipas burimeve, 40-vjeçari kishte kohë që vuante nga tumori në kokë. I dënuari ishte transferuar për në Spitalin e Burgut disa kohë më parë dhe me gjithë trajtimin që i është bërë nuk arriti të shpëtonte. Gjendja e tij ishte përkeqësuar kohët e fundit. Familjarët kanë shprehur rezerva për mënyrën se si është mjekuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›