Testohen punonjësit e gjendjeve civile të jugut
Rreth 488 punonjës të gjendjeve civile të rajonit të jugut të vendit janë testuar dje në mjediset e Prefekturës së Fierit. Testimi është kontrolluar dhe drejtuar nga përfaqësues të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe ka pasur për qëllim evidentimin e njohurive të çdo nëpunësi të gjendjeve civile në këtë shërbim, për të ruajtur në këtë mënyrë dhe vendin e punës. Punonjësit e gjendjeve civile që kanë marrë pjesë në testim, kanë ardhur nga Qarku i Beratit, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Provimi është konsideruar si një provë e aftësive të punonjësve të gjendjeve civile për qarqet, në përballimin e këtij shërbimi në çdo njësi vendore. Sipas organizatorëve, kërkesa në rritje e këtij shërbimi kërkon përmirësimin e shërbimit për komunitetin dhe për këtë arsye nevojiten që punonjësit të jenë të përgatitur.
Aktualisht, shërbimi i zyrave të gjendjeve civile është kompjuterizuar, por sërish radhët e gjata pranë sporteleve të tyre nuk pushojnë. Në disa raste, mendohet se shkak i këtyre radhëve janë jo vetëm kërkesat e shumta të qytetarëve për dokumente nga zyrat e gjendjeve civile, por edhe prej mungesës së aftësisë së shumë prej punonjëseve të këtyre sporteleve.