E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër djem shkatërrojnë shtyllat e ndriçimit në Pogradec

Pogradec, 3 tetor 11:02 NOA – Katër djem nga qyteti i Korçës, i janë sulur shtyllave të ndriçimit të rrugëve kryesore dhe kanë shkatërruar katër prej tyre, në një gjendje “ekstaze”.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr 2 përpara Shtëpisë së Pushimit të Ushtarakëve në rrugën “Naim Frashëri”.

Dy 19-vjeçarët Albi Belli dhe Mirantjen Karafili, si dhe Klajdi Molla 20 vjeç dhe Rinholt Zeneli, 21 vjeç, që të katër banues në lagjen nr 2 të qytetit buzë liqenit, pasi kishin kaluar bashkë orët e mbrëmjes, në kohën kur kishte kaluar edhe mesnata, e kanë parë “të udhës”, që ta mbyllin natën argëtuese duke iu sulur shtyllave të korrentit.

Me mjete të forta, ata kanë arritur që të katërt të shkatërrojnë katër prej shtyllave të korentit që ndriçojnë rrugën “Naim Frashëri”.

Pak orë më vonë, policia e Korçës, pasi u sinjalizua nga qytetarë të zonës, i identifikoi dhe konfirmoi arrestimin e katër të dyshuarve. Ata do të përballen tani me akuzën e “dëmtimit të pronës me dashje, kryer në bashkëpunim”.

a.g/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›