Dhunohet gazetari, procedim për autorin
Dhunohet gazetari
dhe botuesi i një të
përjavshmeje lokale
në Durrës. Është cenuar rishtas
figura e gazetarit dhe misioni i
tij, ndërsa denoncimi i bërë në
polici ka vënë në lëvizje
agjentët e saj për të kapur autorin
e rrahjes së gazetarit Artur
Llana. Ngjarja ka ndodhur në
ambientet e redaksisë së gazetës
lokale "Bulevard", në një
kohë që i gjithë stafi ka qenë në
punë e sipër. Shtetasi Redi Kodra
nga Durrësi është futur në
redaksi dhe ka nisur të godasë
gazetarin Artur Llana, duke i
shkaktuar dëmtime fizike
përveç atyre morale. Llana ka
nxituar të bëjë kallëzimin penal
ndaj Kodrës dhe menjëherë
pas depozitimit të
padisë ka nisur procedim penal
ndaj shtetasit Kodra për
veprat penale të "Goditjes për
shkak të detyrës" dhe "Fyerje
për shkak të detyrës" parashikuar
nga nenet 237 dhe 239/
1 të Kodit Penal.
dhe botuesi i një të
përjavshmeje lokale
në Durrës. Është cenuar rishtas
figura e gazetarit dhe misioni i
tij, ndërsa denoncimi i bërë në
polici ka vënë në lëvizje
agjentët e saj për të kapur autorin
e rrahjes së gazetarit Artur
Llana. Ngjarja ka ndodhur në
ambientet e redaksisë së gazetës
lokale "Bulevard", në një
kohë që i gjithë stafi ka qenë në
punë e sipër. Shtetasi Redi Kodra
nga Durrësi është futur në
redaksi dhe ka nisur të godasë
gazetarin Artur Llana, duke i
shkaktuar dëmtime fizike
përveç atyre morale. Llana ka
nxituar të bëjë kallëzimin penal
ndaj Kodrës dhe menjëherë
pas depozitimit të
padisë ka nisur procedim penal
ndaj shtetasit Kodra për
veprat penale të "Goditjes për
shkak të detyrës" dhe "Fyerje
për shkak të detyrës" parashikuar
nga nenet 237 dhe 239/
1 të Kodit Penal.