E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonjësi i sigurisë kërcënon policin

Një efektiv policie ka rënë pre e një kërcënimi nga një
punonjës i sigurisë fizike, kur ka qenë duke kryer
detyrën. Ngjarja është regjistruar dy net më parë në Qytet
Studenti, ndërkohë që policia ka dërguar për ndjekje penale
punonjësin e sigurisë. Sipas policisë kryeqytetase, nga forcat e Komisariatit
Nr. 1 është dërguar për ndjekje penale në gjendje të lirë
Hekuran Ramazan Daku, 26 vjeç, banues në Krujë, me arsim 16
klasë, punonjës i SHRSF "Rexha Grup". Burimet policore bënë të
ditur se ai është dërguar për ndjekje penale sepse rreth orës 22.30
të dy netëve më parë, në Qytetin Studenti, për shkak të detyrës, ka
kanosur Edmond Xhemal Xhillën, 41 vjeç, punonjës policie në Stacionin
e Policisë në vendin e lartpërmendur. Menjëherë, policia tha
se ka kryer veprimet procedurale dhe ka shoqëruar 26-vjeçarin, të
cilit i kanë sekuestruar edhe pistoletën, që e mbante me leje. Materialet
i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›