E Shtunë, 31 Tetor 2026

Markeliani, tashmë edhe "tregtar" armësh

Markelian C., tashmë nuk është vetëm një hajdut i mitur,
të cilin nuk mund ta mbash në qeli, por është kthyer
edhe në një tregtar armësh. Ai ka filluar të vjedhë
pistoleta dhe t‘i shesë te persona të ndryshëm. Kështu ka
ndodhur me Rinor Osmanajn, i cili është kapur me një pistoletë
dhe ka deklaruar se ia kishte blerë Markelianit. Burimet zyrtare
të Policisë së Tiranës bënë të ditur se nga forcat e Komisariatit
Nr. 2 u arrestua Rinor Seit Osmanaj, 24 vjeç, banues në Tiranë,
me arsim 12 klasë, i dënuar për vjedhje, sepse në banesë, iu gjet
e bllokuar me cilësinë e provës një pistoletë "TT", me 2 krehër e
7 fishekë, të cilën e posedonte pa leje. Nga veprimet e kryera
rezultoi se Osmanaj armën ia kishte blerë të Markelianit 12-
vjeçar, për shumën 20 mijë lekë. Nga kontrolli, në rrugën "Don
Bosko", Markelianit i është gjetur një tjetër pistoletë, me krehër
me 1 fishek. Por, Markeliani, për shkak të moshës u la i lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›