E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër kërkesa mbrojtjeje në ditën e Shën Valentinit

Dhuna Durrës, ankohen në polici tri femra dhe një burrë

Dita e të dashuruarve i ka gjetur të dhunuara nga njerëzit më të dashur. Jo vetëm që nuk kanë pritur dhuratë, po kanë marrë keqtrajtim dhe për këtë i janë drejtuar policisë. Mes të dhunuarve dhe një burrë. Drejtoria e policisë njoftoi se u plotësuan kërkesëpaditë për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes për dy gra dhe një vajzë, si dhe një burrë. Dy prej të dhunuarve janë viktima të djemve të tyre, përkatësisht 33 dhe 18 vjeç. Një tjetër viktimë, e bashkëshortit të saj, ndërsa një vajzë 26 vjeçe nga Fushë-Kruja ka denoncuar babanë 54-vjeçar për dhunë fizike dhe psikologjike. Ndërkaq 62-vjeçarja nga Durrësi E.V i drejtohet policisë brenda pak ditëve për ndihmë. Denoncimi i parë nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka shtuar dhunën e të birit E.V., 33 vjeç, ndaj saj. Një tjetër i dhunuar nga i biri është një 43-vjeçar nga fshati Bushnesh i Krujës. L.T ka pretenduar se i biri 18-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Denoncimeve të dhunës i është shtuar edhe shtetasja K.L. nga Fushë-Kruja, e cila ka paditur të atin N.L për keqtrajtim të vazhdueshëm. Për të gjitha rastet, materialet e bazuara në ligjin nr.9669 iu kaluan Gjykatës së Rrethit. Ndërkaq për një burrë nga Shijaku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ditën e diel ka rrahur bashkëshorten e tij B.D. për motive të dobëta.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›