E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia hetonte Miskën prej dy muajsh

Dyshimet

Policia e Librazhdit, dy muaj më parë, kishte hapur dosjen e Miskës dhe kishte nisur hetimet për vrasjet e pazbardhura që lidheshin me emrin e tij. Që nga dita e krimit të dyfishtë në Prevallë, ku autori u identifikua në moment e iku drejt maleve të Lunikut, sektori i policisë kriminale do të shfletonte edhe një herë vrasjet kalendarike të vrasësit Miska, të dyshuara se i kishte kryer këtu e 15 vjet më parë. Por që për mungesë provash kishin mbetur të pazbardhura dhe pa autorë. Sipas policisë, krahas punës për kapjen e Miskës, është punuar paralelisht për dokumentimin e ngjarjeve të tjera të kryer nga ai.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›