Pasaportat false, pranga dy të rinjve nga Kosova
Durrës
Dy shtetas të Kosovës janë prangosur për falsifikim dokumentesh. Burimet policore të Durrësit deklaruan arrestimin e Labinot Dobrunës, 27 vjeç nga fshati Llazicë e Malishevës dhe Labinot Demajt, 26 vjeç, nga Peja. Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare në Terminalin e Pasagjerëve të Portit të Durrësit, duke tentuar të udhëtojnë në mënyrë të kundërligjshme për në Itali me tragetet e linjës Durrës-Bari. Dobruna u kap duke përdorur një pasaportë kosovare në të cilën kishte një leje qëndrimi gjermane, që dyshohet të jetë e falsifikuar, ndërsa Demaj një pasaportë jugosllave në të cilën ndodhej gjithashtu një leje qëndrimi gjermane, që dyshohet të jetë e falsifikuar.
#