Topi: Mbështesim Malin e Zi për në NATO

Dy Presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë, dhe më pas, ata drejtuan bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve zyrtare.
Pritja në Pallatin e Brigadave u mbyll me konferencën e përbashkët për shtyp të dhënë nga Presidenti Topi dhe Presidenti malazez Vujanoviç, në të cilën u rikonfirmua vullneti dhe angazhimi i palëve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe efikas në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë si dhe realizimi i aspiratës integruese të dy vendeve tona në gjirin e familjes së madhe evropiane.
“Shqipëria mbështet fort anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Në fakt, ky bashkëpunim është i dukshëm në kuadrin e Kartës së Adriatikut A5. Na vjen shumë mirë që Mali i Zi është në prag të hapjes së negociatave për anëtarësim. E sigurova Presidentin Vujanoviç se edhe Shqipëria është në rrugë të mbarë në këtë drejtim. Dëshiroj të vlerësoj edhe njëherë predispozicionin e lartë të Presidentit Vujanoviç për të qenë pjesë e takimit të katër presidentëve të rajonit, ku për herë të parë në qershor të vitit 2009, ky takim i organizuar në Vlorë, u bë e mundur që të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës. Këto takime tashmë janë kthyer në një ritual, ku ne diskutojmë midis nesh për çështjet e marrëdhënieve bilaterale, por dhe rajonale”, theksoi Topi.
Ai shtoi se lëvizjet vetëm me kartë identiteti tashmë janë bërë një realitet që po zhvillohet në rajon. “Kemi diskutuar për projekte infrastrukturore, qoftë të rrugëve që shkojnë në drejtim të Ulqinit, por edhe për rrugën që lidh Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi nëpërmjet Bjeshkëve të Nemuna”, vijoi ai.
Nga ana e tij, Vujanoviç, tha se Podgorica mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, veçanërisht për marrjen e statusit të vendit kandidat. “Ashtu si edhe ne mbështesim hapat e Shqipërisë drejt integrimit evropian në marrjen e statusit të kandidatit dhe hapjes së negociatave. Suksesi i Shqipërisë për vete është edhe suksesi rajonal dhe ne jemi shumë të gëzuar që për vend fqinj kemi Shqipërinë dhe jemi të gatshëm, dhe i jemi mirënjohës për mbështetjen që na japin drejt NATO-s, por ne jemi të gatshëm që në rrugën e integrimit evropian t’i ndajmë eksperiencat tona”, u shpreh ai. /S.Ll/Start/
2012-05-03 14:09