Shqipëria bojkoton samitin e Ukrainës

Presidenti, Bamir Topi, bëri me dije sot se është tërhequr nga pjesëmarrja në Samitin e Ukrainës (11-12 maj).
"Unë kam paraqitur vendimin tim pranë strukturave tona diplomatike dhe pranë strukturave që menaxhojnë këtë Samit për të mos marrë pjesë, duke iu bashkëngjitur linjës së vendeve të BE-së për të protestuar nëpërmjet bojkotit për mënyrën e trajtimit të ish-kryeministres Timoshenko, e cila po i nënshtrohet një trajtimi jo njerëzor", u shpreh Presidenti Topi në konferencën për shtyp me presidentin malazez.
Kreu i Shtetit sqaroi se bojkoti nuk bëhet ndaj vlerave të Samitit të Presidentëve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, po bëhet ndaj vendit mikpritës, jo Ukrainës si vend, por pikërisht standardit të demokracisë që sot vërtet është në një krizë të ushtrimit të tij. /Start/
2012-05-03 15:47