Kurth prostitutës 300 mijë lekëshe
27/03/2005
I Vjedh 6 milionë lekë babait për një natë seks
TIRANË- Gjimnazisti 17-vjeçar, pasi i vjedh në Shkodër të atit 6 milionë lekë vjen në Tiranë dhe bën dashuri një natë të tërë me një vajzë 28 vjeçe në këmbim të 300 mijë lekëve. Mirëpo planet nuk i kanë ecur sipas parashikimeve djaloshit shkodran, që pas peripecive të shumta ra në grackën e agjentëve të Antitrafiqeve e të kriminalistikës në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Këta të fundit në fakt ndiqnin hap pas hapi lëvizjet e prostitutës e të tutorëve të saj, ndërsa 17-vjeçari me mbiemrin Suze shërbeu si provë e pakundërshtueshme për të plotësuar tashmë dosjen e lënë përgjysëm, të tutorëve të djemve të rrugës së Durrësit e të rrugës së Kavajës, që përveç femrave të tjera mbanin si prostitutë vajzën 28 vjeçe. Burime konfidenciale nga sektori i kriminalistikës thanë për gazetën "Metropol" se prej dy ditësh në qelitë e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndodhet i arrestuar grabitësi 17-vjeçar dhe prostituta, të cilët po merren në pyetje deri në sqarimin e plotë të çëshjes. Nga të dhënat e para mësohet se djali gjatë seancave pyetësore, nuk ka pranuar t’i ketë grabitur e 6 milionë lekë babait të tij, Myzafer Suzes, ndërsa prostituta nga ana e saj i ka pranuar të gjitha akuzat, pasi për të ky ishte një rast i artë për të deklaruar shfytëzimin, që i është bërë nga bandat e tutorëve. Mes rreshtave të dosjes figurojnë emra si Genci, Tani e Gimi, të nxjerrë nga goja e saj, si disa nga anëtarët e djemve të rrugës së Kavajës e të rrugës së Durrësit, ndërsa prostituta ka pranuar edhe faktin se ishte martuar disa herë dhe e kishte ushtruar këtë aktivitet edhe në Gjermani e Angli, duke e klasifikuar veten si të "cilësisë së lartë", pasi puna e saj matej me një natë e jo me orë.
Kurthi
Më 24 mars të këtij viti Myzafer Suze, lindur e banues ne lagjen "Durgut" të qytetit të Shkodrës denoncon në Drejtorinë e Policisë grabitjen e 6 milionë lekëve në banesën e tij. Ai gjatë deklarimit në polici ishte i bindur se paratë ia kishte vjedhur djali, që më pas ishte larguar nga Shkodra. Informacioni më pas u përcoll në Policinë e Tiranës. Ekspertët ndërkohë ishin duke mbikqyrur lëvizjet e prostitutës, e udhëhequr nga koordinimet, takimet e pazaret e grupeve të tutorëve. Kështu pasdites e së premtes 17-vjeçari Suze ishte duke kërcyer në një nga "pub"-et e bllokut, në Tiranë. Aty ai takon një nga anëtarët e bandës, ku biseda shtrihet vetëm në rrafshin e gjetjes së një femre, për një natë. Djaloshi shkodran pranon çdo lloj oferte, duke i thënë bashkëbiseduesit se nuk e kishte problem për para. Pazari lihet për 300 mijë lekë, ndërsa adoleshenti do të rrinte një natë të tërë në një hotel në qendër të Tiranës. Në agim të ditës së djeshme, ai dhe prostituta u arrestuan në shtratin e hotelit dhe u dërguan menjëherë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku po shkëmbehet informacion edhe me blutë e Shkodrës, për zbardhjen e grabitjes së 6 milionë lekëve.